Të Diplomuarit e rinjë në pritje nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër

Diaspora

Të Diplomuarit e rinjë në pritje nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër

Nga: Beqir SINA - New York Më: 28 maj 2018 Në ora: 21:43
Të Diplomuarit e rinjë Kosovaro-Britanikë, në Britani të Madhe, në pritje nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër

Imer Prishtina-Berisha: “Ambasada e jonë është në shërbim të plotë të bashkatëdhetarëve, tanë në Britani të Madhe - Sa kënaqësi për të pritur një grup të mahnitshëm të të diplomuarve kosovarë-britanikë, të cilët morën pjesë në universitetet më të mira në Britani të Madhe. Ata janë të etur për të kontribuar si për Kosovën dhe Britaninë në fushat e tyre profesionale. Ne i mirëpresim dhe i çmojmë të gjithë ata studente studente të Kosovës në Londër"

LONDON GB: Mbrëm në Ambasadën e Republikës së Kosovës, shkruan në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, kjo ambasadë, me anë të Këshilltarit -të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Londër, diplomatit të saj zotit Imer Berisha, u organizua, për herë të parë, një Pritje për të Diplomuarit e rinjë Kosovaro-Britanikë, në Britani të Madhe.

Sipas njoftimit të saj i cili është shoqëruar edhe me një set me fotografi thuhet se qëllimi i parë ishte që ne si Ambasadë të falënderojmë këta të rinjë që kanë diplomuar, janë duke bërë Master po edhe Doktorate në Universite të ndryshme si Cambridge, Oxford, Kings College, Westminster University, South Bank etj. Ndërsa qëllimi i dytë, që ata të njihen mes veti dhe të bashkëpunojnë në të ardhmen, dhe qëllimi i tretë është që të kemi një grup profesionistësh të rinjë për mundësi potenciale bashkpunimi me Shtetin e Kosovës dhe Institucionet në Projekte të ndryshme në të ardhmen. 

“Një falënderim të veçantë, për z. Isë Zharkun me klarinetë dhe z. Enisi me kitarë, si dhe falënderim për këngetaren e mbrëmjes znj. Sadie Zharku, njëra nga të diplomuarat vitin e fundit....(tani MA). FLMN/THANKS nga unë personalisht dhe në emër të Ambasadës!” thotë në llogarinë e tij, diplomati kosovar Imer Berisha,  Këshilltar - Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër

Në, shënimin e tij Gaz Pacarada, ka shkruar poshhtë këtij njoftimi, në statusin e komunetuesit se :” E falënderojmë Ambasabën e Kosovës për këtë iniciativë të mirëfillët që ftoi rininë tonë këtu në Mbretërinë e Bashkuara,  që janë shembull i përparimit dhe ambasadorët e rinjë të vendit tonë. Ju falënderohem zoti Berisha për këtë foto, ku në mesin e gjithë këtyre të rinjëve të shklqyeshëm gjendet vajza ime Liza Paçarada, djali i mikut, Lorik Alija dhe vajza e mikut Fjolla Fetahu. Të gjithë rinjëve që ishin prezent e edhe atyre që nuk ishin ju urojmë shëndet dhe suksese të mëtutjeshme e gjithlashtu edhe juve në ambasadë punë të mbarë.

“I nderuari z. Paçarada, e kemi obligim të promovojmë vlerat tona dhe t'i kurajojme të rinjtë tanë të punojnë mirë a mbarë. Ideja ime ishte që të nderohen këta të rinjë që kanë bërë ndryshim cilësorë në jetën e tyre dhe në komunitetin Kosovar-Shqiptar në Britani dhe të krijojmë një mundësi për ndërveprim të tyre, komunikim, këmbim informatash dhe njohje mes veti...Shpresoj se ia kemi arritur...dhe mendimi im është dhe planifikojmë që kjo të bëhet e përvjetshme...Ju përshëndes!” shkruan diplomati kosovar Imer Berisha,  Këshilltar - Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër, në llogarinë e tij në Facebook.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat