“Nga sot jeta ime ka marrë fund”, zbardhet dëshmia e shqiptarit që masakroi gruan me thikë

Diaspora

“Nga sot jeta ime ka marrë fund”, zbardhet dëshmia e shqiptarit që masakroi gruan me thikë

Më: 29 maj 2018 Në ora: 11:02
Elca Tereziu

Dy ditë më parë një ngjarje e rëndë tronditi Italinë.

Shqiptari Xhevdet Mehmeti masakroi me thikë në kuzhinë bashkëshorten e tij Elca Tereziu.

Por ajo që e bën më makabër është fakti se ngjarja ndodhi në sytë e djalit 17 vjeçar.

Ajo u godit tre herë me thikën e kuzhinës nga 57-vjeçari Xhevdet Mehmeti.

Ishte djali minoren ai që lajmëroi policinë, ndërsa është shprehur i shokuar se nuk mundi të bënte asnjë gjë për të shpëtuar nënën.

Sipas mediave nga vendi fqinj zënkat mes tyre kanë qenë të shpeshta, madje ai kishte tentuar edhe herë të tjera ta vriste.

Por edhe pse e dhunuar ajo asnjëherë nuk e kishte denoncuar bashkëshortin, i cili është një mekanik i papunë.

“Nga sot jeta ime ka marrë fund“, mësohet të ketë thënë autori në polici.

“Është shumë i tronditur dhe po kupton atë që ka bërë, pavarësisht se nuk e mban mend mirë sulmin ndaj gruas”, tha avokati i autorit, citojnë mediat italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat