LDK në Suedi shënon 28 vjetorin e themelimit

Diaspora

LDK në Suedi shënon 28 vjetorin e themelimit

Më: 29 maj 2018 Në ora: 18:45
Foto nga 28 vjetori i themelimit

Tubimi i Degës së LDK-së në Suedi, me rastin e 28 vjetorit të themelimit u mbajt me 26.05.2018 në Malmö të Suedisë. Morrën pjesë veprimtarë nga disa qytete të Suedisë.

Me këtë rast Kryetari i Lidhjes Demokeatike të Kosovës Akademik Isa Mustafa ka dërguar telegram urimi me të cilin uron Degën e LDK-së në Suedi për 28 vjetorin e themelimit. Telegrame urimi arrijtën edhe nga ish kryetari i Degës së LDK- së në Norvegji, Daut Haxhaj, pastaj telegram ka dërguar edhe Fejzë Halili, veprimtar i dalluar, minator nga qyteti i minatorëve Mitrovica si dhe veorimtari Reshat Hoxha i cili për shumë vite ishe përgjegjës për Komisionin për Informim të LDK-së në Suedi.

Kryesia e Degës ndau mirënjohje për 43 veprimtarë të Degës me motivacion për kontributin e dhënë për senzibilizimin e çështjes së Kosovës, për Lirinë, Pavarësinë dhe Demokracinë e Kosovës nga viti 1990 deri më sot.

Në mesin e tyre ishte edhe falënderimi për ish deputetin e Kuvendit të Kosovës Fadil Gecin për mbështetjen morale dhënë Degës së LDK-së në Suedi, ndër vite.

Tubimi u mbajt në atmosferë të mirë por edhe emocionuese sepse veprimtarët evokuan edhe kujtime nga angazhimi i pakursyer në kohët e vështira për Kosovën.

Anëtarët e kryesisë u zotuan se për 30 vjetorin e themelimit të Degës pas dy vitesh, do të angazhohen për një organizim madhështor në të cilin do t’ju ndahen mirënjohje edhe veprimtarëve të tjerë të cilët kanë dhënë kontributin e tyre dhe i mbetën besnik LDK-së, programit dhe filozifisë politike të LDK-së, që është filozofi Rugoviane, si dhe do të vazhdohet me ndarje të falënderimeve për të gjithë ata të cilët e kanë përkrahur Degën e LDK-së në Suedi.

Në Tubim fjalën me këtë rast e morrën, kryetarja e Degës Qibrije Hoxha dhe ish kryetari i Degës dhe anëtar i kryesisë Hysen Ibrahimi.

Poezi për Presidentin Dr. Ibrahim Rugova recituan: poeti Remzi Basha që është dhe nënkryetar i Degës, Idriz Gashi, Shefqet Tafilaj dhe Adnan Jetullahu.

LISTA E VEPRIMTARËVE TË CILËVE JU NDA MIRËNJOHJE NGA KRYESIA E DEGËS SË LDK NË SUEDI ME RASTIN E 28 VJETORIT TË THEMELIMIT TË DEGËS SË LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS NË SUEDI

Qibrije Hoxha

Remzi Basha

Osman Ahmetgjekaj

Isuf Bajraktari

Hysen Ibrahimi

Avdi Rama

Reshat Hoxha

Rrahman Rrahmani

Fejzë Halili

Zymer Qupeva

Fetah Bahtiri

Bajram Nikqi

Avdyl Uka

Kamer Bytyi

Afrim Berisha

Shefqet Tafili

Mehdi Zullufi

Isak Bunjaku

Ramadan Hyseni

Ali Rexhepi

Ali Shipshani

Rizah Zejnullahu

Avni Berisha

Emin Rrustemi

Rexhep Hajdini

Muhedin Ademi

Rashit Gashi

Afrim Musliu

Snan Hasani

Bajram Muharremi

Adem Ahmeti

Adnan Jetullahu

Keqë Marku

Selim Bala

Sahit Berisha

Nexhat Hoxha

Tahir Salihu

Bajram Peci

Afërdita Basha

Beqir Sadiku – post mortum

Enver Camaj – post mortum

Ajet Meholli – post mortum

Hajdin Selaci – post mortum

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat