Detajet: Shqiptarja u vra në sy të djalit 5-vjeç. Zbulohet sherri me burrin maroken

Diaspora

Detajet: Shqiptarja u vra në sy të djalit 5-vjeç. Zbulohet sherri me burrin maroken

Më: 31 maj 2018 Në ora: 08:39
Fjoralba Nonaj që u vra dje në makinë në sy të djalit 5 vjeç nga ish-burri maroken

Shqiptarja 34-vjeçare, Fjoralba Nonaj që u vra dje në makinë në sy të djalit 5 vjeç nga ish-burri maroken, ishte kërcënuar me vdekje prej tij, pasi ai nuk pranonte ndarjen.

Së paku, në këtë pistë janë drejtuar hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë konsumuar në sy të fëmijës 5 vjeç.

Mediat italiane shkruajne se ata kishin disa muaj qe ishin ndare, por marokeni 35-vjeçar nuk e pranonte nje gje te tille, madje edhe e kishte kërcënuar, por duket se gruaja nuk i kishte kushtuar rëndësi, duke e konsideruar ketë nje reagim prej nje burri te inatosur pas ndarjes.

Shqiptarja u qëllua disa herë me thikë nga burri i saj maroken, 35-vjeçar, ndërkohë qe ishin ne makine se bashku me djalin. Nuk dihet ende nese ai po udhëtonte me ta, apo kishte hyre me dhune ne makine. Pas krimit te rende djali eshte ne gjendje shoku dhe eshte ndihmuar nga një grua 49-vjeçare, qe thuhet se eshte e aferme apo e njohur e shqiptares.

Pas krimit, menjëherë shkuan në vendngjarje ambulanca dhe policia, të cilat transportuan gruan në spital, por ajo nuk i shpëtoi dot plagëve të marra duke ndërruar jetë.

Pas krimit, 35-vjeçari u shfaq në stacionin e policisë në Seregno dhe rrëfeu atë që sapo kishte bërë.

Sipas informacioneve që japin mediat italiane krimi u shkaktua nga një krizë bashkëshortore, pasi disa muaj me radhë burri dhe gruaja nuk kanë jetuar së bashku dhe ndoshta njeri nuk ka pranuar ndarjen.

Fatmirësisht, fëmija, i cili mbeti në makinë pranë nënës së tij të vdekur, nuk mori asnjë dëmtim gjatë sulmit.

Ky është krimi i dytë në Itali në vetëm një javë, ku viktimë kanë mbetur dy gra shqiptare, pas Elsa Tereziut, e cila u ther me thikë nga i shoqi në sy të djalit 17-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat