Vazhdon grumbullimi i mjeteve për ndërtimin e Memorialit të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova në Malaj - Bota Sot
Vazhdon grumbullimi i mjeteve për ndërtimin e Memorialit të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova në Malaj

Diaspora

E premte, 19 tetor 2018

Vazhdon grumbullimi i mjeteve për ndërtimin e Memorialit të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova në Malaj

Nga: Haki Latifi Më: 31 maj 2018 Në ora: 21:43
Memoriali i Presidentit Dr. Ibrahim Rugova në Malaj

Për ndërtimin e Memorialit dhe shtatores së presidentit Dr.Ibrahim Rugova në Malaj të Rugovës së Pejës, Nëndegët e LDK-së në Münich dhe Starnberg dorëzuan sot mjetet e grumbulluara me shumën prej;3.600.00 €.

Mjetët i pranoj në emër të  Këshillit organizativ z.Sali Jahë Lajqi, Kryetar i Këshillit Organizativ.

Ndërsa në emër të Nëndegëve të LDK-së Münich dhe Starnberg, mjetet e grumbulluara u dorëzuan nga Isuf Demë Qetaj, Kryetar i Nendeges se LDK-se për Münich.

Gjatë takimit z. Sali Jahë Lajqi i njoftoj për ecurin e aksionit dhe projektit në fjalë si dhe i falenderoj në emër të këshillit organizativ të gjithë kontributdhënësit, të cilët përkrahën dhe që ndihmuan materialisht me vullnetin e tyre këtë aksion.

Ndërsa z. Isuf Demë Qetaj u falenderua në emër të kontributdhënësve, për pritjën si dhe përgëzoj Këshillin organizativ për nismën dhe punën e bërë gjer më tani.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test