Dalin fotot, kjo është gruaja shqiptare që u vra në Itali - Bota Sot
Dalin fotot, kjo është gruaja shqiptare që u vra në Itali

Diaspora

E premte, 19 tetor 2018

Dalin fotot, kjo është gruaja shqiptare që u vra në Itali

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 10:25
Fjoralba Nonaj

Kjo është Fjoralba Nonaj, 34-vjeçarja shqiptare që u vra në Itali nga bashkëshorti i saj maroken.

Ajo u masakrua me thikë më 30 Maj në Seregno në provincën e Monza-Brianza. Gruaja shqiptare i kishte kërkuar divorcin bashkëshortit dhe nuk jetonte më me të.

Çifti ka edhe një djalë 5-vjeçar, i cili pa krimin e rëndë.

Fjoralba dhe burri i saj ishin në makinën e këtij të fundit, pasi marokeni i kishte kërkuar që të takoheshin për të biseduar që të rikthyer bashkë.

Pas debateve të ashpra mes tyre, burri nxorri thikën që kishte marrë me vete dhe e goditi disa herë duke e lënë të vdekur. Në momentin e krimit, në makinë ishte edhe fëmija i tyre, i cili pa të ëmën t’i vritej para syve.

Autoritetet u lajmëruan nga një fqinj i 34-vjeçares Nonaj. Pavarësisht ndihmës që iu ofrua, ajo nuk mundi të mbijetonte.

Kurse burri vrasës u vetëdorëzua në polici për krimin që kishte bërë. Djali 5-vjeçar përsëriste vazhdimisht se “kishte parë babain që t’i vriste mamanë”.

Ai po trajtohet me psikolog dhe për të do të kujdeset tezja e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test