Vdekja e tmerrshme e nënës së dy fëmijëve, dalin detaje të reja: Dhjetëra plagë në trup

Diaspora

Vdekja e tmerrshme e nënës së dy fëmijëve, dalin detaje të reja: Dhjetëra plagë në trup

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 10:55
Autori i kësaj ngjarjeje të rëndë, 57-vjeçari Xhevdet Mehmeti, mëngjesin e së 31 Majit iu përgjigj pyetjeve të gjykatëses Stefania Di Rienzo.

Rezultatet e para të autopsisë së kryer në trupin e shqiptares Elca Tereziu, e cila të dielën e 27 Majit u vra nga bashkëshorti në Piacenza të Italisë, flasin për një vdekje të tmerrshme.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, nëna e dy fëmijëve ka pësuar dhjetëra goditje me thikë në trup e qafë, ndërsa prerjet në duar dhe parakrahë, tregojnë për tentativat e saj për t’u mbrojtur.

Autori i kësaj ngjarjeje të rëndë, 57-vjeçari Xhevdet Mehmeti, mëngjesin e së 31 Majit iu përgjigj pyetjeve të gjykatëses Stefania Di Rienzo.

Shqiptari tregoi ngjarjen tragjike të së dielës, duke ripërsëritur atë që i kishte thënë hetuesve mbrëmjen mes 27 dhe 28 Majit.

Avokati i tij tha se 57-vjeçari e ka kuptuar veprimin e rëndë që ka kryer dhe ka një ndjenjë të fortë turpi dhe faji ndaj dy djemve të tij 19 dhe 17 vjeç.

Pavarësisht se ka ripërsëritur se gruaja kishte një karakter agresiv, ai është i ndërgjegjshëm se nuk duhet ta kishte vrarë dhe se ajo nuk meritonte atë që i bëri, shpjegoi avokati.

Mehmeti ka treguar për një martesë të vështirë, me sherre të vazhdueshme për shkak të xhelozisë së gruas, por sipas avokatit, ai nuk është përpjekur në asnjë mënyrë që të justifikohet për atë që ka bërë dhe është i penduar.

Ndërkohë akuzës së vrasjes me dashje, autoritetet italiane i kanë shtuar edhe atë të keqtrajtimit në familje, ndonëse gruaja 52-vjeçare nuk e kishte denoncuar kurrë në polici. Ajo mësohet se kishte kërkuar ndihmë vetëm një herë nga kjo e fundit, por më pas e kishte mohuar faktin se ishte dhunuar nga i shoqi.

Më 30 Maj, mjeku ligjor i Universitetit të Pavias, Chen Yao kreu autopsinë.

Në trupin e 52-vjeçares, në duar dhe krahë kishte plagë të bëra nga një mjet prerës. Kjo tregon se ajo është përpjekur në çdo mënyrë për t’u mbrojtur nga i shoqi, që gjatë përleshjes dyshohet ta ketë vënë gruan për poshtë, pasi ajo kishte mbuluar fytyrën me duar.

Sipas ekspertit mjeko-ligjor, 52-vjeçarja ka vdekur pas disa minutash agonie, për shkak të gjakderdhjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat