Atë çka e fituam me luftë, rrezikojmë t’a humbim në paqe

Diaspora

Atë çka e fituam me luftë, rrezikojmë t’a humbim në paqe

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 12:04
Kryetari i Lobit Euro -Atlantik Shqiptar Shukri Ymeri

Arritja e një marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si po duket, është duke hyrë në një fazë shumë të rëndësishme por edhe plot sfida.

Por ajo çka e shqetëson Lobin Euro-Atlantik Shqiptar, janë deklaratat e fundit dhe të pamatura të krerëve më të lartë të shtetit.

Deklaratat  se jemi të gatshëm të bëjmë kompromise për të arritur një marrëveshje përfundimtare me Serbinë dhe se pajtimin me Serbinë e këmbejmë vetëm me njohje te shtetit të Kosovës nga Serbia, sikurse po përgatitet opinioni për kompromise të rënda për Kosovën.

Neve si organizatë mbarëkombëtare e Mërgatës shqiptare, që gjatë historisë, në momentet më të vërshtira gjithnjë kemi qenë pranë popullit, konsiderojmë se këto deklarata nuk janë aspak serioze, krijojnë pasiguri dhe shkojnë në dëm të Kosovës.

Edhe përkundër faktit se bisedimet Kosovë Serbi po zgjasin, tani më disa vite, është për t’u habitur se pala Kosovare ende nuk është përgatitur dhe nuk ka një platëformë të qartë dhe serioze për t’a drejtuar këtë proçes.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar konsideron se Republika e Kosovës nuk ka çka të negociojë, por përkundrazi ajo duhet t’a kushtëzojë Serbinë për gjithë ate çka ka bërë në Kosovë, jo vetëm gjatë luftës por edhe para saj. Duhet të insistohet që Serbia t’a njeh gjenocidin e ushtruar ndaj popullit të Kosovës,të kërkojë falje për viktimat, të sigurojë pensione për gratë e përdhunuara, për të pagjeturit, rrënimin e ekonomisë, shkatrrimin e fshatrave tä tëra, masakrat, shpërnguljet masive dhe shumë kushtëzime tjera.

Jo vetëm që Kosova nuk kushtëzon Serbinë, por për fat të keq, ajo ka shprehë gatishmërinë që apriori të bëjë konçesione, të cilat siç paralajmërohet, do të jenë të dhimbëshme.

Image

 

Një ndër këto  kompromise do të jet formimi i asociacioneve serbe me kompetenca ekzekutive, ashtu siç po insistojnë serbët. Nëqoftëse pala kosovare e pranon këtë propozim, atëherë në Kosovë do të institucionalizohet « serpska republika » e Bosnjës. Kjo don të thot se asociacioni do të qeveriset nga Beogradi dhe shteti serb, kurse pjesës Veriore të Mitrovicës, me Trepçën dhe Gazivodën duhet t’i themi lamtumirë.

Prandaj Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, i bënë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që të jenë në nivel të situatë sepse bëhet fjalë për marrjen e vendimeve  të mëdha historike, të cilat nuk përsëriten shpesh gjatë historisë.

Po ashtu i bëjmë thirrje popullit të Kosovës të jet shumë vigjilent dhe mos të pranojë kompromise që janë në dëm të Kosovës, sepse ai nuk ja ka dhënë mandatin askujt që të bëjë pazare me territore në emër të tij.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar me këmëngulje insiston që të ruhet karakteri unitar dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës  konform Kushtetutës së saj dhe në këtë kontekst nuk ka negociata me Serbinë.

Republikën e Kosovës e kanë njohur shtetet më të fuqishme të botës perëndimore në kufit e njohur ndërkombëtarisht, atëherë pse të insistohet që me çdo çmim të n’a njeh Serbia ! Ka shembuj në botë që shtetet nuk janë njohur reciprokisht, por janë anëtarë të Kombeve të Bashkuara.

Neve e shofim mëse të nevojshme edhe implikim e Republikës së Shqipërisë nga aspekti diplomatik për t’a ndihmuar këtë proçes tepër të rëndësishëm. Po ashtu edhe ndërmjetësimi  i faktorit ndërkombëtar në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i mirëseardhur dhe i domosdoshëm për t’i bërë presion Serbisë.

 Tek e fundit për marrjen e vendimeve madhore që kanë karakter historik dhe vital për shtetin, mund të organizohet një referendum, me ç’rast sovrani do t’a jep fjalën e vet.

Nëse arrihet Marrëveshja Kosovë – Serbi, kjo duhet të kalojë në Parlamentin e Kosovës për ratifikim. Mirëpo duke patur parasysh faktin se deputetët, për fat të keq, shpesh  votojnë konform kërkesave partiake e jo konform sovranit, atëherë del se referendumi është mëse i nevojshëm, kjo u vërtetua edhe me miratimin e Marrëveshjes mbi demarkacionin Kosovë-Malë të Zi.  Lobi Euro-Atlantik Shqiptar me kujdes të veçantë është duke vëzhguar zhvillimet  e fundit rreth këtyre bisedimeve dhe në një formë është i  shqetësuar me deklaratat e pamatura të krerëve të shtetit, prandaj është koha e fundit që të arrihet një koncenzus i gjërë në nivel institucional dhe vetëm me qëndrime të harmonizuara dhe unike t’i dilet në krye këtij proçesi historik.

Kryesia e Lobit Euro – Atlantik Shqiptar

Më 04 qershor 2018

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat