Krenare me Modesten

Diaspora

Krenare me Modesten

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 23:11
Modesta Imeri

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, thotë se është krenare me të arriturat e 23-vjeçares Modesta Imeri, njëri nga punimet e së cilës është material i detyrueshëm në plan-programin e Universitetit në Pennsylvania, ku ajo ka përfunduar studimet me sukses të lartë.

“Sa herë që ndjej zhgënjim apo thyerje, ndodh diçka fantastike e më kthehet vullneti e shpresa për vendin tim. Modesta Imeri është vetëm 23 vjeçare. Me mbështetjen e prindërve ka mbaruar studimet katërvjeçare në University of Pennsylvania, një nga 8 Universitetet e Ivy League. Përveç që ka mbaruar studimet me sukses të shkëlqyeshmë, një nga punimet e saj tani është material i detyrueshëm në plan-programin e këtij universiteti prestigjioz amerikan, ku shkollohen liderët e së ardhmes. Tej mase krenare me Modesten! #ÇikateKosovës”, shkruan Çitaku në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat