Shqipëria negocion me Greqinë atë çka nuk duhet negociuar - Bota Sot
Shqipëria negocion me Greqinë atë çka nuk duhet negociuar

Diaspora

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Shqipëria negocion me Greqinë atë çka nuk duhet negociuar

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 10:24
Kryesia e Lobit Euro – Atlantik Shqiptar

Në fillim të vitit 2007 Greqia i propozoi Republikës së Shqipërisë që të rishikojnë kufirin detar. Kështu, me këtë  iniciativë , filluan bisedimet për delimitimin në fjalë. Pas negociatave gati dy vjeçare u arrit një Marrëveshje, që u ratifikua nga dy Parlamentet respektive, me ç’rast Greqia shtoi kufirin e ujërave të saja territoriale, kurse Shqipëria nuk fitoi asgjë. Mirëpo, për fat të mirë, kundër kësaj marrëveshje u deklarua shoqëria civile dhe opozita e atëhershme. Me iniciativën e tyre, marrëveshja u kontestua dhe u dërgua në Gjykatën Kushtetuese për t’a vlerësuar kushtetushmërinë e saj.  

Në fund të vitit 2009, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi marrëveshjen në fjalë dhe konstatoi se ajo ishte në kundërshtim me Kushtetutën dhe u shpall si akt antikushtetues. Gjykata Kushtetuese rrëzoi Marrëveshjen për delimitimin e kufirit detar, për shumë arësye, e përveç tjerash, sepse Greqia fitonte 350 km² territor ujor, në dëm të Shqipërisë. Është për t’u habitur se, para disa muajve, shteti grek përsëri aktualizoi këtë çështje, duke propozuar që të rifillojnë bisedimet për t’u arritur një marrëveshje e re.  

Kështu me 30 prill 2018 në Tiranë filloi raundi i parë i këtyre negociatave për delimitimin e zonave detare. Kurse këto ditë po përfundon edhe raundi i dytë i këtyre bisedimeve në Greqi. Ministri i punëve të jashtme i Greqië, me këtë rast, nuk heziton të deklarojë se : po zhvillojmë diskutime për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, por kjo nuk është aspak e vërtetë sepse tema që diskutohet është krejtësisht tjetër.

Kjo flet për jotransparencën e këtij proçesi që mbahet larg opiniot publik. Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, me këtë rast,  shprehë rezervat dhe dyshimet lidhur me proçesin në fjalë. Duke patur parasysh faktin se këto dy shtete nuk kanë dhe në të kaluarën nuk kanë patur kontest të kufirit detar, atëherë parashtrojmë pyetjen : pse shteti grek insiston të bëhet ky delimitizim me çdo kusht, me të cilin ata fitojnë 350 km² të ujrave. Në bazë të studimeve gjeologjike të kryera që në vitet 1960 nga ekspert gjeolog shqiptar, si dhe kërkimet e bëra në vitet 2013 – 2015 nga kompani norvegjeze, konfirmohet se në atë zonë të 350 km², që grekët kërkojnë delimitimin e kufirit detar, gjenden rezerva të mëdha të naftës dhe gazit natyror, që kalojnë vlerën prej 1.3 trilion dollarë.  

Lobi Euro-Atlantik mendon se shteti grek po e kushtëzon Shqipërinë, në arritjen e kësaj marrëveshje me përkrahjen që do t’ia bënte Greqia Shqipërisë në proçeset integruese në Bashkimin Europian. Lobi mendon se pikërisht është dashur të ndodhë e kundërta, Shqipëria të kushtëzojë Greqinë, sikurse më ;çështjen Çame, suprimimin e Ligjit të luftës, që daton nga lufta e dytë botërore,sepse me këtë ligj këto dy shtete ende janë në gjendje lufte, për pronat, deportimet masive, masakrat e dëme të tjera.

Mënyra më e mirë dhe më e drejtë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk janë kushtëzimet e Greqisë, por lufta kundër korupcionit dhe krimit të organizuar, sundimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës. Habitemi më faktin që, si Shqipëria ashtu edhe Kosova, në paqe humbin territore, Kosova ka humbur territor me Malin e Zi, Maqedoninë dhe ende nuk dihet me Serbinë. Kurse Shqipëria tani me Greqinë.

Duke patur para sysh faktin se Shqipëria nuk ka kurfar obligimi ligjor ndërkombëtar dhe se ajo  është në pajtueshmëri të plotë me Konventat ndërkombëtare të kësaj materie, si dhe fakti që këto dy shtete nuk kanë kurfarë mosmarrëveshje dhe pretendime zyrtare territoriale, Lobi Euro-Atlantik Shqiptarë konsideron se këto bisedime janë të panevojshme, sepse me dashje apo jo, mund të krihohet një problem artificial mes dy fqinjëve. Në botë ka shumë raste ku nuk është zgjidhur problemi i delimitimit të detit, për shembull rasti mes Kroacisë dhe Sllovenisë ose Rumanisë me Ukrainën në Detin e Zi, por në rastin e  Shqipërisë ky problem nuk ekziston. Është fakt se Greqia ka çështje të hapura me kufirin detar të zonave ekonomike ekskluzive me Turqinë dhe Italinë, por jo me Shqipërinë.

Madje edhe kryetari i Turqisë  i ka sugjeruar autoriteteve shqiptare që mos të zhvillojnë bisedime lidhur me këtë çështje. Lobi Euro-Atlantik Shqiptar i bënë thirrje institucioneve shtetërore të Republikës së Shqipërisë, gjer sa nuk është arritur një marrëveshje, të rishikojnë këtë proces, kurse mediat shqiptare dhe shoqëria civile, të jenë shumë më vigjilent, t'a vëzhgojnë dhe senzibilizojnë  këtë çështje para opiniot publik.

Kryesia e Lobit Euro – Atlantik Shqiptar, Kryetar, Shukri Ymeri

Qershor 2018 Lörrach, Gjermani

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test