Letër e hapur - Bota Sot
Letër e hapur

Diaspora

E hënë, 19 nëntor 2018

Letër e hapur

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 14 qershor 2018 Në ora: 16:31
Memoriali i Presidentit Dr. Ibrahim Rugova në Malaj

Drejtuar strukturave vendimmarrëse

Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së;

Deputetëve të LDK-së;

Kuadrove në komuna, përfshirë edhe këshillltarët komunalë e tjerë:

Prej disa muajve vazhdon aksioni për sigurimin e parave, për ndërtimin e Parkut Memorial "Dr. Ibrahim Rugova", në fshatin e origjinës, Malaj të Rugovës. Memoriali është projektuar nga inxhinier - arkitekt Blerim Bajraktari. Për realizimin e këtij projekti, është krijuar Këshilli Iniciativ, i kryesuar nga Sali (Jahë) Lajçi si dhe nënkëshillat, në Mërgatë. Aksioni nismoi me Shoqatën "Sali çekaj", në Zvicër, e pasuar nga Shoqata simotër "Sali Çekaj", në Bavari - Gjermani dhe Dega e LDK-së në Gjermani, për të vazhduar me Degët tjera dhe Shoqata e klube të tjera.

Përgjatë aksionit po ndeshim me pyetjen legjitime të donatorëve vullnetarë: "Pse heshtin strukturat vendimmarrëse të LDK-së: Kryesia, Këshilli i Përgjithshëm, deputetët, drejtuesit komunalë, me kuadrot dhe këshilltarët komunalë të zgjedhur?! Sepse, të përmendurit janë përfituesit e parë nga LDK-ja, rrjedhimisht, nga kryetari Rugova.

Kontributi, për Memorialin në fjalë, ka karakter individual dhe vullnetar. 

Aksioni ende vazhdon. Kompletimi, begatimi i Memorialit, me objektet shtesë, është në vartësi të donatorëve.

Urojmë të mos zhgënjehemi nga strukturat, kuadrot dhe bartësit tjerë të funksioneve të LDK-së!

Përshëndetje nga:

Saim Tahiraj, kryetar i Shoqatës  "Sali  Çekaj", në Zvicër; 

Oman Ferizi, kryetar i Shoqatës "Sali Çekaj", në Bavari, Gjermani;

Idriz Zeqiraj, kryetar i Komisionit për informim i degës së LDK-së, në Gjermani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test