Nuk ia pranojnë djalin në shkollë, 50-vjeçari shqiptar kërcënon mësuesen në Milano

Diaspora

Nuk ia pranojnë djalin në shkollë, 50-vjeçari shqiptar kërcënon mësuesen në Milano

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 09:55
Ilustrim

Mediat italiane shkruajnë për një 50-vjeçar shqiptar që ka kërcënuar mësuesen përgjegjëse për mospranimin e djalit të tij16-vjeçar në një institut të arsimit profesional në Gorgonzola.

Prindi ka marrë në telefon mësuesen, dhe në inat e sipër e ka kërcënuar me vdekje pasie quan përgjegjësen kryesore për mospranimit e të birit. Ai u denoncua në polici për kërcënime të rënda. Për një rast të tillë është denoncuar dhe prindi i një 13-vjeçari në gjimnazin e Pogliano Milanese.

Denoncimin në polici e ka bërë vetë drejtori i institutit profesional, duke kërkuar ndërhyrjen e efektivëve që identifikuan 50-vjeçarin shqiptar, identitetin e të cilit mediat italiane nuk e bëjnë të ditur. Shqiptari e ka pranuar fajin, ndërkohë që akuzohet për kërcënime të rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat