Lamtumirë i dashuri Ramiz Zekolli, kryetari i Lidhjes Shqiptare në Belgjikë

Diaspora

Lamtumirë i dashuri Ramiz Zekolli, kryetari i Lidhjes Shqiptare në Belgjikë

Nga: Ferid Shehu Më: 24 qershor 2018 Në ora: 18:47
Ramiz Zekolli

Më 22 qershor 2018, në Bruksel, ndërroi jetë Ramiz Zekolli në moshën 68 vjeçare. Ramizi ishte njëri nga veprimtarët më të dalluar i çështjes kombëtare,ai ishte edhe  lobist i shkëlqyeshëm në Bruksel me decenie per shqiptarët në përgjithësi dhe Kosovën në veçanti.

 Për Ramiz Zekollin duhet shkruar monografi të veçantë studentët e historisë dhe shkencave politike.  Veprimtaria e tij  mbi 40 vjeçare në mërgatë ka lënë gjurmë të pashlyeshme. Do të përqëndrohem vetem ne disa segmente, pa u ndalur në detale. 

 1.Ramiz Zekolli  ishte kryetar i parë i degës së LDK për Beneluks.  Këtë punë e kreu me dinjitet duke bashkepunuar edhe me presidentin historik të Kosovës Ibrahim Rugova. 2.Segmenti tjetër  ishte se Ramiz Zekolli iu bashkangjit Ushtrisë çlirimtare të Kosovës në kohën e luftës ku dha kontributin e vet si luftëtar i UCK-së në Koshare, bile Tahir Zemaj kur erdhi ne Bruksel, te shoqata Vokshi e respektoi shume si ushtar i shkelqyeshem.

3. Pas kryerjes së luftës në Kosovë dhe çlirimit të Kosovës Ramiz Zekolli e vizitoi vendlindjen e tij fshatin Bllacë në Therandë.pas me shume se dy dekadave.  Ai  e kishte te ndaluar kthimin ne Kosove nga regjimi okupator serb. Ramiz Zekolli ishte student në Kosovë dhe bashkëvendasi dhe shoku i tij, tashmë  i ndjeri  Sokol Tredhaku nga Malisheva, në gusht 2009,në Bruksel më  tregonte:" se Ramizi ishte aktivist  i çeshtjes kombetare edhe kur ishte në Kosovë si i ri dhe  student, per dallim nga disa tjerë këtu në Belgjikë, qe kurrë asnjëherë nuk jane marrun me aktivitete patriotike,  kur ishin ne Kosove, dhe ketu paraqiten patriota".

4.Në Belgjikë dhe më gjerë do mbahet mend angazhimi personal i Ramiz Zekollit ne organizimin e grevës së urisë treditore në  dhjetor 1999 , te Kisha Katolike Belge në Bruksel, per lirimin e të burgosurve shqiptar nga burgjet serbe. E veçanta e kësaj greve ishte se asaj greve iu bashkangjit edhe eurodeputeti belg Bart Staes, perndryshe mik i Ramizit. Kjo e bëri që greva e urisë të publikohet në gjitha mediat belge. Të nesermen Ramizi me eurodeputetin Bart Staes organizuan para Parlamentit Europian, Protestën për lirimin e të burgosurëve politikë shqiptare nga burgjet serbe.

 5.Ramiz Zekolli ishte Kryetar më i suksesshem i Lidhjes Shqiptare në Botë nga gjitha deget qe i ka  Lidhja Shqiptare në Botë.

6.Ramiz Zekolli  ishte martuar me zonjën  Fitore Lita, me origjine nga Shqiperia (Kukësi). Mësit apo shkues i fejeses se Ramizit dhe Fitores, ishte  koloneli Muharrem Bajraktari, figura amblematike e mergates së vjetër nga Shqipëria. Ramizi dhe Fitorja  nga martesa e tyre  i kane dy djemë dhe një vajzë.  Ma Ramizin jetonte edhe babai i tij i cili eshte akoma i forte. Poashtu në Bruksel jetojne e punojne me vite dy vellezerit e Ramizit me familjet e veta  Ragipi ish deputeti i Parlamentit t e Kosoves dhe Hazizi mesuesi i shkolles plotesuese shqipe ne Belgjike.Fitorja   punon ne Parlamentin Europian, Ramiz Zekolli ka punuar shume vite ne lobim në Parlamentin Europian per shqiptaret në pergjithesi dhe Kosoven ne veçanti.Ramizi ka bashkepunuar me shume eurodepuet e sidomos me Doris Pack dhe veçanrisht Bart Staes.

7. Andaj edhe çlirimi i Kosoves dhe shteti i Kosoves, jane kontribut edhe i Ramizit me shoket dhe bashkepunetoret e vet.

8.Më 16 maj  2006 në Ixel të Brukselit, dy shoqata belge te ekstremit te majte në bashkepunim me lobin serb dhe Partine komuniste Belge organizuan në Bruksel Konferencën: " Kosova 2006, pavarësia dhe multietniciteti". Organizatoret kishin ftuar edhe dy gazetarë  një italian dhe tjetri francez si zedhenes te Serbisë. Në këtë debat në sallë ishin prezent mbi  60 veta shumica serbë,kishte  pak belgë dhe neve delegacioni shqiptar që ishim mysafir të paftuar, Neve  ishim 12 veta  në krye me Ramiz Zekollin, i cili ishte shumë i fortë në debatin me serbët. Kur Ramizi i përgënjeshtroi akuzat e organizatorëve per NATON dhe UCK. Ai tha se ishte vet opinioni publik francez që e arsyetoi intervenimin e NATOS në Kosove dhe presidenti Shirak. Ramizi tha "unë vet kam qenë ushtar i UCK-se dhe neve kemi bërë luftë çlirimtare e jo krime e gjenocid si ushtria serbe;" se martesa serbo shqiptare ka deshtuar dhe tani jemi shkurorezuar dhe neve e kemi shtetin tone e juve mbane tuajin.

"Ramizi gjate debatit  deshen ta ndrprejne disa gra serbe ne salllë,madje edhe  duke e fyer, Grate serbe thonin "se ju shqiptaret ne Kosove jeni te ardhur nga Shqiperia dhe Kosova eshte vend serb."  Por ishte per admirim urtia e guximi i Ramizit, i cili nuk ua vinte veshin ofendimeve të grave serbe, por e perfundoi fjalen duke pohuar se jane serbet qe ne shekullin e VII kane ardhur ne Kosove, ndersa neve shqiptarët si pasardhes te ilireve jemi ketu para eres se re. Ky fjalim i Ramizit dhe shokeve te tij iu ka pelqyer edhe belgeve ne salle, te cilet edhepse te ftuar nga pala serbe ne fund kaluan ne anen e shqiptareve.Ne kete Konferencë  debatuan me argumente shumë   bukur edhe : Milaim Blaka, Shqipe Bujupi, Ramiz Beqa, dhe gazetari juaj F.SH.) Kjo .gjë që e bëri që serbet filluan ta leshojne sallen edhepse vet e kishin organizuar.

9.Në nentor 2011 ne lokalin e Fitim Pagarushës në qender te Brukselit, tashmë i ndjeri diplomati e veprimtari Gani Azemi, e kishte me vehte gazeten Bota Sot dhe  ma tregoi nje aktivitet ne Parlamentin Evropian të Ramiz Zekollit.  Më kujtohet  se Gani Azemi më tha  :" se këtu në gazetê në foto  me eurodeputët, paskan dalur disa figura periferike te mergates tone e jo Ramizi.  Kjo nuk eshte e mire. sepse neve te gjithe shqiptaret prezent ketu, kemi qene mysafire ne kete aktivitet, dhe Ramiz Zekolli ka qene organizator, andaj nuk eshte mire me ia marrun meritat,  e   Ramizit.." Dhe pastaj   Gani Azemi më tha  degjo i dashur gazetar ti je njeri qe shkruan andaj  mbaje mend  se :" Ramiz Zekolli eshte njeri nga 5 (pesë) veprimtarët më të mirë të mergatës shqiptare ne 40 vitet e fundit në Belgjikë.

Varrimi i te ndjerit Ramiz Zekolli është bërë  në fshatin e tij në Bllacë të Therrandës më 24 qershor 2018.

10. Dhe në fund fare duhet të theksojmë  mbi të gjitha  faktin e pamohueshem se Ramiz Zekolli ishte njeri i mirë, i dashur me të gjithë, bujar e fisnik e mikëpritës dhe vërtetë do te na mungoje te gjitheve siqe e thane edhe shume veta qe e kane njohur. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat