Goditet rrjeti i kokainës në Itali, të paktën 6 shqiptarë në pranga - Bota Sot
Goditet rrjeti i kokainës në Itali, të paktën 6 shqiptarë në pranga

Diaspora

Goditet rrjeti i kokainës në Itali, të paktën 6 shqiptarë në pranga

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 19:36
Droga

Një aksion i mirëkoordinuar i policisë italiane, në rajone të ndryshme përfshi atë Emilia-Romana, Toscana, Lombardia dhe Sicilia, kanë goditur një rrjet të strukturuar të shpërndarjes së kokainës.

Në prangat e policisë kanë rënë plot 22 persona, mes të cilëve janë edhe 5 shqiptarë që punonin në shpërndarjen e kokainës, si dhe një i gjashtë, që bënte transportin nga Holanda në Itali.

Hetimet për këtë rast kishin filluar që në vitin 2015 dhe konkluduan dje me goditjen finale ndaj grupit të strukturuar kriminal, që furnizonte me kokainë të pastër rajonet italiane .

Mes shqiptarëve të arrestuar janë Dëfrim Dervishi, Enver Dervishi, Haxhi Dervishi, Besnik Dervishi dhe Klodian Alushku. GJithashtu ra në pranga edhe shtetasi Olsi Ivziku, që shërbente si korrier i kokainës nga Holanda për në Itali.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test