Shkatërrohet grupi greko – shqiptar i kokainës

Diaspora

Shkatërrohet grupi greko – shqiptar i kokainës

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 19:29
Gjatë kontrolleve në banesat dhe automjetet e të arrestuarve u gjetën dhe u sekuestruan 1,7 kg kokainë, 1,1 kg kanabis, ampula dhe pilula me anabolikë, 62.800 euro, 10.000 lekë.

Një grup i strukturuar kriminal i trafikut të drogës i përbërë nga shtetas grekë dhe shqiptarë, me moshë nga 35 deri 77 vjeç, u shkatërrua nga policia greke.

Pas hetimeve disa mujore ka rezultuar se grupi kishte filluar aktivitetin të paktën që nga shkurti 2017 trafikonte kokainë dhe kanabis, në zonat e Larisas, Pierisë dhe Selanikut.

Gjatë kontrolleve në banesat dhe automjetet e të arrestuarve u gjetën dhe u sekuestruan 1,7 kg kokainë, 1,1 kg kanabis, ampula dhe pilula me anabolikë, 62.800 euro, 10.000 lekë.

U sekuestruan gjithashtu 7 automjete, një motoçikletë dhe një triçikël, si dhe 17 telefona celularë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat