Dega e Beneluksit i ndan mirënjohje Lutfi Hazirit për kontributin për LDK dhe lirinë e Kosovës - Bota Sot
Dega e Beneluksit i ndan mirënjohje Lutfi Hazirit për kontributin për LDK dhe lirinë e Kosovës

Diaspora

E martë, 23 tetor 2018

Dega e Beneluksit i ndan mirënjohje Lutfi Hazirit për kontributin për LDK dhe lirinë e Kosovës

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 19:44
Nënkryetari Haziri i ka përgëzuar ata për punën e madhe që po bëjnë atje, mobilizimin dhe unitetin e jashtëzakonshëm të strukturave.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit kryetar i Degës dhe i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Degës së LDK’së për Beneluks, përkatësisht Bahtir Kastrati – kryetar, i cili shoqërohej nga Remzi Azemi dhe Xhevdet Tafilaj.

Me këtë rast, nënkryetari Haziri i ka përgëzuar ata për punën e madhe që po bëjnë atje, mobilizimin dhe unitetin e jashtëzakonshëm të strukturave.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Degës së LDK’së për Beneluks, kanë falënderuar nënkryetarin Haziri për pritjen miqësore, ndërsa i kanë ndarë mirënjohje në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë për LDK dhe për lirinë e Kosovës.

Me këtë rast, nënkryetari i LDK’së e ka falënderuar kryetarin e Degës për Beneluks, Bahtir Kastrati për këtë vlerësim të lartë për figurën e tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test