VV-ja e hapur për t`i dëgjuar mërgimtarët - Bota Sot
VV-ja e hapur për t`i dëgjuar mërgimtarët

Diaspora

E enjte, 18 tetor 2018

VV-ja e hapur për t`i dëgjuar mërgimtarët

Nga: A.M. Më: 8 gusht 2018 Në ora: 14:25
Pamje nga takimi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe deputetja Albulena Haxhiu kanë pritur në takim një delegacion të shoqatës “Dardania” nga Bambergu i Gjermanisë.

Gjatë këtij takimit është diskutuar aktivitetet kulturore që zhvillon shoqata “Dardania” për promovimin e kulturës shqiptare.

Postimi i plotë:

Sot, bashkë me deputeten Albulena Haxhiu pritëm në takim shoqatën “Dardania” nga Bambergu i Gjermanisë të udhëhequr nga Florim Gashi dhe iniciativën e bashkatdhetarëve për një televizion për mërgatën shqiptare të udhëhequr nga Ragip Rama.

Florim Gashi na njoftoi për aktivitetet kulturore që zhvillon shoqata “Dardania” në Baumberg në lidhje me promovimin e kulturës shqiptare ndër shqiptar dhe gjerman, kurse Ragip Rama na prezantoi iniciativën për hapjen e një televizioni për mërgatën shqiptare. Ne i inkurajuam ata për punën dhe iniciativën e re për të pas një televizion që do të shërbente edhe më shumë drejt edukimit dhe formimit kombëtar të bashkatdhetarëve tanë që gjenden gjithandej botës.

Lëvizja VETËVENDOSJE! është gjithnjë e hapur dhe shumë e interesuar për të dëgjuar mërgimtarët, sugjerimet dhe nevojat e tyre. Kosova prej mërgimtarëve mëson se si të ndërtojë institucionet, shtetin e demokracinë, e njëkohësisht, prej tyre merr edhe mbështetjen kryesore ekonomike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test