Një 30 vjeçar shqiptar përfundon në prangat e policisë italiane.
Shqiptari me inicialet S.F është denoncuar nga bashkëshortja e tij për ushtrim dhune.
Mediat italiane shkruajnë se 27-vjeçarja ka treguar se ai e dhunonte vazhdimisht, madje edhe e kërcënonte se do ta vriste fare.
Në kuadër të dëshmisë dhe të verifikimit të fakteve, duke e konsideruar rrezik edhe për fëmijët e vegjël, policia vendosi ta cojë atë pas hekurave.
Ndërkaq policia italiane bën apel ndaj grave të mos heshtin ndaj rasteve të dhunës në familje.