BDI i bënë ftesë diasporës që të votojë në mënyrë elektronike në referendum

Diaspora

BDI i bënë ftesë diasporës që të votojë në mënyrë elektronike në referendum

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 10:43
Ali Ahmeti

Bashkimi Demokratik për Integrim apelon deri te diaspora e nderuar nga vendi ynë të shfrytëzon të drejtën e votës duke u regjistruar për t’u bërë pjesë e ndërtimit të ëndrrës së përbashkët për një Maqedoni plotësisht të integruar në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

“Duke marrë parasysh se një numër i madh i mërgimtarëve këto ditë gjenden në vendlindje, ju njoftojmë që të drejtën e regjistrimit mund ta realizojnë edhe në mënyrë elektronike në uebfaqen e komisionit shtetëror zgjedhor deri më 23 gusht: https://dijaspora.sec.mk/Default.aspx. Gjithashtu, ftojmë mërgimtarët e nderuar të cilët nuk do të regjistrohen për të votuar në diasporë, të vijnë dhe ta realizojnë të drejtën e tyre të votës në Maqedoni më 30 shtator”, thuhet në njoftimin e BDI-së. 

Referendumi për integrim të vendit në NATO dhe BE është me rëndësi të jashtëzakontë për të ardhmen e vendit dhe të qytetarëve, prandaj ftojmë të gjithë elementet përbërëse të shoqërisë që të mobilizohen për ta përcaktuar të ardhmen e sigurt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat