Masakra me 3 të vdekur në sallën e gjyqit, familja shqiptare fiton 1.5 milion euro dëmshpërblim

Diaspora

Masakra me 3 të vdekur në sallën e gjyqit, familja shqiptare fiton 1.5 milion euro dëmshpërblim

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 19:30
Gjykata Reggio Emilia

Ministria italiane e Drejtësisë do të duhet të dëmshpërblejë me një milion e gjysmë euro të afërmit e viktimave të masakrës së ndodhur në Gjykatën e Reggio Emilia më 17 tetor 2007. Vendimi është konfirmuar nga Gjykata Supreme në Itali, që e ka cilësuar ministrinë përgjegjëse për mungesën e sigurisë në sallën e gjyqit.

Më 17 tetor të 11 viteve më parë, Çlirim Fejzo asokohe 40 vjeç, u paraqit në sallën e gjyqit për seancën e ndarjes nga bashkëshortja e tij i armatosur me një pistoletë. Ai ekzekutoi gruan e tij Vjosa 37 vjeçe, kunatin Arjan Demcolli, i cili u përpoq ta çarmatoste si dhe plagosi avokaten e gruas Giovanna Fava. Më pas, u qëllua për vdekje nga një efektiv policie i pranishëm në sallën e gjyqit.

Gjykata Supreme në Itali hodhi poshtë një ditë më parë apelimin e shtetit italian dhe vendosi që ministria duhet të dëmshpërblejë familjen shqiptare, raporton ANSA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat