Kapet droga me vlerë 5 milionë euro në Itali, pranga dy shqiptarëve

Diaspora

Kapet droga me vlerë 5 milionë euro në Itali, pranga dy shqiptarëve

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 19:38
Itali

Kishin mbuluar me një copë të hollë plot gjysmë toni marijuanë dhe tentonin të futeshin në Itali përmes kanalit të Otranto-s.

Por plani i dy trafikantëve shqiptarë  me inicialet G.D 46 vjeç dhe S.V 38 vjeç, që të dy nga Vlora, u prish nga një operacion i Guardia di Finanza-s së Barit dhe Policisë Shqiptare.

Manovrat e dyshimta të trafikantëve shqiptarë ranë në radarët e rojës bregdetare italiane që nisën menjëherë ndjekjen e gomones rreth 7 metra të gjatë.

Dy skafistët shqiptarë shtuan shpejtësinë, por në ujërat e Brindisit falë edhe ndjekjes nga ajri të forcave të mbrojtjes kufitare Frontex, u bllokuan.

Në bordin e mjetit lundrues u gjetën 535 kg marijuanë të futur në 26 pako.

Vlera në treg e drogës së sekuestruar përllogaritet rreth 5 milionë Euro.

Hetimet për këtë rast po vijojnë në Itali e Shqipëri. Autoritetet italiane janë në kërkim të pritësve të drogës, ndërsa në Shqipëri po kërkohen organizatorët e trafikut dhe bashkëpunëtorët e skafistëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat