Humbjet në paqe janë papërgjegjësi institucionale

Diaspora

Humbjet në paqe janë papërgjegjësi institucionale

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 23:37
Shukri Ymeri

Arritja e një marrëveshje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, duket se është duke hyrë në një fazë shumë të rëndësishme dhe me plot sfida.

Por ajo çka e shqetëson Lobin Euro-Atlantik Shqiptar, janë deklaratat e pamatura të krerëve më të lartë të shtetit.

Deklaratat "Se jemi të gatshëm për të arritur një marrëveshje përfundimtare me Serbinë" dhe se "Pajtimin me Serbinë e këmbejmë vetëm me njohje te shtetit të Kosovës nga Serbia", sikurse opinioni po përgatitet për të pritur kohëra të vështira për Kosovën.

Neve si organizatë mbarëkombëtare e Mërgatës shqiptare, që gjatë historisë, në momentet më të vërshtira gjithnjë kemi qenë pranë popullit, këto deklarata i konsoderojmë se nuk janë aspak serioze, krijojnë pasiguri dhe shkojnë në dëm të Kosovës.

Edhe përkundër faktit se bisedimet Kosovë Serbi, zgjasin tani e disa vite, është për t’u habitur se si, pala jonë Kosovare nuk është përgatitur dhe nuk ka një platëformë serioze të miratuar në Parlament për t’a drejtuar këtë proçes.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar konsideron se Republika e Kosovës nuk ka çka të negociojë, por përkundrazi ajo duhet t’a kushtëzojë Serbinë për aktet e kryera në Kosovë, jo vetëm gjatë luftës por edhe para saj.

Duhet të insistohet më çdo kusht që Serbia t’a njeh gjenocidin e ushtruar ndaj popullit të Kosovës, të kërkojë falje për viktimat, të sigurojë pensione për gratë e përdhunuara, për të pagjeturit, rrënimin e ekonomisë, shkatrrimin e fshatrave të tëra, masakrat, shpërnguljet masive dhe kushtëzime tjera.

Për fat të keqë Kosova në vend që të kushtëzon Serbinë, po shprehë gatishmëri që apriori të bëjë konçesione, të cilat siç paralajmërohet, do të jenë të dhimbëshme.

Një ndër këto kompromise do të jet formimi i asociacioneve serbe me kompetenca ekzekutive, ashtu siç po insistojnë serbët. Nëqoftëse pala jonë kosovare e pranon këtë propozim, atëherë në Kosovë u krijohët mundësi që të institucionalizohet « serpska republika » e Bosnjës.

Kjo don të thot se asociacioni do të qeveriset nga Beogradi dhe shteti serb, gjë qe pjesës Veriore të Mitrovicës dheTrepçes me Gazivodën u kanoset një rrezik serjoz.

Prandaj Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, i bënë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që të jenë në nivel të situatës sepse bëhet fjalë për marrjen e vendimeve të mëdha historike, të cilat nuk përsëriten shpesh gjatë historisë.

Po ashtu i bëjmë thirrje mbarë popullit shqiptarë të Kosovës që të jet shumë vigjilent dhe mos të pranojë kompromise që janë në dëm të Republikës së Kosovës, përderisa nuk ja ka dhënë mandatin askujt për të bërë pazare me territore, në emër të tij.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar me këmëngulje insiston që të ruhet karakteri unitar dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës konform Kushtetutës së saj dhe në këtë kontekst nuk ka negociata me Serbinë.

Republikën e Kosovës e kanë njohur shtetet më të fuqishme të botës perëndimore në kufit e njohur ndërkombëtarisht, atëherë pse të insistohet që me çdo çmim të n’a njeh Serbia!

Ka shembuj në botë që shtetet nuk janë njohur reciprokisht, por janë anëtarë të Kombeve të Bashkuara.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar e konsideron si të nevojshme edhe implikimin e Republikës së Shqipërisë nga aspekti diplomatik për t’a ndihmuar këtë proçes tepër të rëndësishëm.

Po ashtu kosiderojmë se ndërmjetësimi i faktorit ndërkombëtar në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i domosdoshëm dhe i mirëpritur për t’i bërë presion Serbisë.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptare vlerson se për marrjen e vendimeve madhore që kanë karakter historik dhe vital për shtetin, duhët të organizohet një referendum, me ç’rast sovrani do t’a thoshte fjalën e vet.

Një Marrëveshje e mundshme Kosovë – Serbi, duhet të kalojë në Parlamentin e Kosovës për ratifikim. Mirëpo duke patur parasysh faktin se deputetët, për fat të keq, shpesh votojnë konform kërkesave partiake e jo konform sovranit, atëherë del se referendumi është mëse i nevojshëm.

Kjo u vërtetua edhe me miratimin e Marrëveshjes mbi demarkacionin Kosovë-Malë të Zi.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar me kujdes të veçantë vëzhgon zhvillimet rreth këtyre bisedimeve dhe më shqetësim përcjellë deklaratat e pamatura të krerëve të shtetit.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptare konsideron se është koha e fundit për arritjen e një koncenzusi të gjërë në nivel institucional, në menyrë që me qëndrime të harmonizuara dhe unike t’i dilet në krye këtij proçesi historik.

Kryesia e Lobit Euro–Atlantik Shqiptar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat