Armë dhe drogë në shtëpi, policia arreston dy shqiptarët

Diaspora

Armë dhe drogë në shtëpi, policia arreston dy shqiptarët

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 07:37
Policia italiane

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë të cilët akuzohen si pjesë e një rrjeti kriminal. Dy shqiptarët me inicialet S.A., 34-vjec dhe T.E., 33 vjeç u arrestuan pranë shtëpisë në Via Giuseppina, pasi bënin lëvizje të dyshimta.

Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti armë dhe drogë, ndërsa kishte kohë që i gjurmonte dhe përgjonte dy shqiptarët.

Ata kanë befasuar policinë me justifikimin për armët. Njëri nga shqiptarët tha se e mbante për t’u vetëmbrojtur, ndërkohë që tjetri, tha se as e kishte idenë që në banesë kishte armë funksionale. Ata ishin pjesë e krimit të organizuar të shqiptarëve të zonës dhe frekuentonin mjedise të veçanta të përfshira në prostitucion.

Policia italiane në Cremona ka arritur të ndërpresë aktivitetin kriminal të dy shqiptarëve të cilët akuzohen tashmë për trafik armsh, droge dhe prostitucioni. Mediat iatlaine që kanë publikuar edhe videon e operacionit, bëjën me dije se bëhet fjalë për dy shqiparë njëri me iniciale S.A., 34 vjeç dhe T.E., 33 vjeç.

 Pas një kontrolli nga ana e policisë në apartamentet ku ata banonin, janë zbuluar jo vetëm një sasi hashashi por dhe kokainë si dhe  dy armë pistoletë. Respketivisht policia i gjeti shtetasit S.A., një pistoletë të tipit "Broëing" kalibër 7.65 me numrin e serisë të fshirë, si dhe një karikator të mbushur me 5 fishekë. Arma u gjet në tubat e ajrosjes në banjë e fshehur pas lavatriçes, ndër të tjera u gjendën edhe 200 gram marijuanë të paketuara në qese celefoni  termike të fshehura nën çatinë e banesës.

Në shtëpinë e S.A,. u gjetën edhe pajisjet që bënin të mundur rritjen dhe përpunimin e lëndëve narkotike pasië sëhtë zbuluar se e kultivonte në banesë.

Ndërsa gjatë kontrollit të banesës së 33 vjecarit T.E u gjet 1kg e 200 gr mariuanë e futur në disa bidona plastikë poshtë tavolinës së kuzhinës. Lënda anrkotike ishte e përzier me substanca alkoolike që të shtonin cilësinë e lëndës narkotike.

Hetimet në ngarkim të dy shqiptarëve kishin filluar kohë më parë, nsiur edhe nga precedentët e mëparshëm që ata kishin si dhe lëvizjet e shumta rreth banesave të tyre. Dy shqiptarët janë dërguar në burgun e Cremonas  nën akuzën e trafikut dhe 'shpërndarjes së drogës' dhe 'posedimin e armëve'.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat