Shtatzanë dhe prostitutë, i dashuri shqiptar i kërkon 200 euro në natë nëse do të shohë foshnjen

Diaspora

Shtatzanë dhe prostitutë, i dashuri shqiptar i kërkon 200 euro në natë nëse do të shohë foshnjen

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Një vajzë e re shqiptare që shkoi në Piacenza për të kërkuar punë, është nxjerrë në rrugë si prostitutë nga i dashuri shqiptar, një 40-vjeçar, që bashkëpunonte me një tjetër shqiptar, njoftojnë mediat italiane. 

Sapo vajza lindi, ajo duhej të kthehej menjëhërë në rrugë për të prostitutuar dhe do t’i lejohej të shihte foshnjen vetëm po të nxirrte 200 euro në natë.

Në këtë dramë janë përfshirë edhe dy italianë që kanë pretenduar se ishin të tyret, fëmija i lindur nga shqiptarja si dhe fëmija i gruas tjetër që ndihmonte 40-vjeçarin. Të dy të vegjlit tani, edhe pse nuk kanë lindur në Itali nga baballarë italianë, kanë marrë menjëhërë nënshtetësinë italiane.

Gjyqësori hodhi dritë mbi këtë çështje. Pesë persona janë përfshirë si të dyshuar. Dy italianët, kremonezi 63 vjeçar që u hoq si babai i foshnjes së sapolindur nga e reja shqiptare dhe milanezi 48-vjeçar, që u hoq si babai i fëmijës së gruas tjetër në grup, janë duke u hetuar për deklarim të rreme.

Në regjistrin e të dyshuarve është përfshirë edhe babai i vërtetë i fëmijës së të resë shqiptare dhe mikesha e tij, me akuzën e shfrytëzimit dhe bashkëfajësisë për detyrim prostitucioni të vajzës shqiptare, që nga ana e saj është nën hetim për deklarata të rreme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat