Vrasja e avokatit grek, 4 shqiptarë në gjyq, një në arrati - Bota Sot
Vrasja e avokatit grek, 4 shqiptarë në gjyq, një në arrati

Diaspora

E hënë, 22 tetor 2018

Vrasja e avokatit grek, 4 shqiptarë në gjyq, një në arrati

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 12:53
Mihalis Zafeiropoulos

Katër shtetas shqiptarë dalin sot para trupit gjykues, të akuzuar për vrasjen e avokatit të njohur grek, Mihalis Zafeiropoulos, më 12 tetor të vitit të kaluar.

Dosja e akuzës përfshin gjithësej pesë persona,  të gjithë shtetas shqiptarë. Por njeri prej tyre, Aleksandër Mata, ndodhet në arrati dhe ende nuk është arritur të zbatohet urdhër arresti i lëshuar kundër tij.

Të pesë ata ishin të skeduar dhe me precedentë penalë, ndërsa tre prej tyre ndodheshin në burg në momentin e vrasjes.

Zëdhënësi i policisë greke, Theodoros Chronopulos, i përshkruan kështu shqiptarët.

Mikel Brahimaj, i arratisur nga burgu, ku nuk u kthye pasi i ishte dhënë leje. Është akuzuar për përdhënuim, grabitje, falsifikim, rezistencë ndaj autoriteteve, shkelje të ligjit për lëndët narkotike dhe ligjit për shtetasit e huaj.

Aleksandër Mata, 30 vjeçari që u identifikua dhe është shpallur në kërkim, është akuzuar për një sërë grabitjesh dhe shkelje të ligjit për armët.

Arbër Bako, Olti Dulçe dhe Kolodian Lekocja, që të tre janë akuzuar për organizatë kriminale, vrasje në tentativë dhe shkelje të ligjit për armët.

Tre prej të pandehurve, Arbër Bako, Olti Dulçe dhe Klodian Lekocaj, akuzohen si porositës të vrasjes, për llogari të një biznesmeni grek që ndodhet në burg i dënuar si protagonist në një skandal prej miliona eurosh.

Të tre shtetasit shqiptarë, që sipas akuzës e kanë dhënë nga burgu porosinë, kanë mohuar me ngulm implikimin e tyre në këtë çështje.

Mikel Brahimaj është personi që tërhoqi këmbëzën dhe u arrestua disa ditë më vonë, në Patras. Akuza thotë se ai kishte marrë 3.000 euro paradhënie dhe do të merrte dhe 20.000 të tjera më pas.

Brahimaj ndërkaq ka deponuar se ai donte vetëm ta frikësonte avokatin dhe ta qëllonte në këmbë, por gabimisht plumbi shkoi në gjoks, duke shkaktuar vdekjen.

I pandehuri i pestë, Aleksandër Mata, akuzohet se bashkë me Brahimajn, ishin dy personat që shkuan në zyrën e avokatit mbrëmjen e 12 tetorit 2017.

Që në momentin e parë u shpreh dyshimi se Mataj ishte larguar për në Shqipëri. Por në qershor të këtij viti, pas vjedhjes së një argjendarie në Athinë, policia gjeti një letër me përmbajtje disi enigmatike, që dyshohet të jetë shkruar nga Mata, shkruan ora neës.

“Në çështjen e zotit Zafeiropoulos jemi të dy viktima. Këtë e shkruaj sepse di të marr përgjegjësinë time. Në rast se e dija që do të bëhej kështu siç u bë... Nuk e dija; ma futi. Po, kryej vjedhje, po nuk jam vrasës, nuk marr pjesë në gjëra të tilla”.

Letra kishte nënshkrimin “Maradona në flatra”, që është nofka e Matës nga koha kur ai luante futboll me ekipin e qytezës ku jetonte në Greqi.

Katër të pandehurit janë paraqitur edhe më parë në gjykatë. Madje në fillim të këtij viti, Bako e Dulçe ishin përplasur me trupin gjykues, duke iu thënë gjykatësve që “do të jeni të vdekur” dhe ishin larguar nga salla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test