Lobi Euro-Atlantik Shqiptar: E gjithë mërgata shqiptare kundër ndarjes së Kosovës

Diaspora

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar: E gjithë mërgata shqiptare kundër ndarjes së Kosovës

Nga: N.A Më: 27 shtator 2018 Në ora: 13:44
Lobi Euro-Atlantik Shqiptar

Organizata mbarëkombëtare e Mërgatës Shqiptare,Lobi Euro Atlantik Shqiptar përmës një komunikate në facebook ka shprehur qëendimin e saj lidhur me korrigjim e kufijve, ide e propozurar nga presidenti Thaçi.

Lobi Euro – Atlantik Shqiptar, konstaton se presidenti Thaçi është duke vepruar në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjet e Republikës së Kosovës, sepse këto akte juridike nuk i japin kompetenca një presidenti të shtetit t’a bëjë këtë.

Tutje ata kanë shtuar se deklaratat e Thaçit po krijojnë pasiguri.

Lobi Euro – Atlantik Shqiptar mendon se sjelljet e tilla të presidentit Thaqi në arenën ndërkombëtare e kanë dobësuar dhe retrograduar por edhe dobësuar dukshëm pozicionin e Kosovës. 

Më poshtë mund të lexoni komunikatën e plotë:

MËRGATA SHQIPTARE KUNDËR NDARJES SË KOSOVËS

Dialogu Kosovë – Serbi fillimisht debitoi me formimin e një grupi të punës që kishte vetëm karakter teknik. Në suaza të këtyre bisedimeve u arritën disa marrëveshje të cilat pala serbe asnjëherë nuk i implementoi.
Më vonë negociatat i mori përsipër presidenti Thaqi, siç thoshte ai, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi. 
Me përfshirjen e Presidentit Thaqi në këto bisedime, ato jo vetëm që morrën karakter politik por edhe përmasa dhe rrjedha shqetësuese. 
Duke kaluar bisedime në nivel të presidentëve Thaqi–Vuçiq, ato për disa vite, po zhvillohen pa kurfarë transparence dhe larg opiniot.

Lobi Euro – Atlantik Shqiptar si organizatë mbarëkombëtare e Mërgatës shqiptare, konstaton se presidenti Thaçi është duke vepruar në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjet e Republikës së Kosovës, sepse këto akte juridike nuk i japin kompetenca një presidenti të shtetit t’a bëjë këtë.
Aq më tepër kur presidenti haptazi ka dalë me propozime për ndryshimin e kufijve, pa konsultimin dhe përkrahjen e institucioneve shtetërore.
Nuk qëndrojnë arsyet e Thaqit se pa ndryshimin e kufive Kosova do ngelë mbrapa në proçeset e integrimeve europiane dhe se duhet gjetur shpejtë një zgjidhje sepse Kosova rrezikohet nga forca nacionaliste dhe antiperëndimore.
Janë shumë sinjifikative konferencat e tij të shpeshta duke luajtur më tepër rolin e zëdhënësit se sa të presidentit. 
Me deklarata kundërthënëse , që herë fletë për ndryshim, herë për korrigjim, herë për ndarjen e kufive , pastaj për këmbim të territoreve dhe së fundi thot se neve do t’ia bashkangjesim Kosoves Luginën e Preshevës pa i dhënë asgjë Sërbisë. E gjithë kjo në opinionin e mbrendshëm por edhe të jashtëm po krijon huti dhe pasiguri.
Nuk është korrekte që karshi angazhimeve dhe investimeve të faktorit ndërkombëtar në shtetformimin e Kosovës, që me këto deklarata presidenti Thaqi t’i vejë në pyetje edhe ate që është arritur gjer më tani.
Edhe përkundër insistimit të presidentit Thaqi për ndryshimin e kufijve, për fat të mirë, aleatët tanë më të fuqishëm të Europës, Gjermanija, Anglija dhe Italija rregullisht përsëritin qëndrimin e tyre se nuk ka ndryshim të kufijve.
Lobi Euro – Atlantik Shqiptar mendon se sjelljet e tilla të presidentit Thaqi në arenën ndërkombëtare e kanë dobësuar dhe retrograduar por edhe dobësuar dukshëm pozicionin e Kosovës. 
Duhet patur para sysh faktin se Kosova ka shpallë pavarsinë në koordinim dhe bashkëpunim me aleatët e saj, gjer më tani e kanë njohur mbi 116 shtete, ndër të cilat edhe shtetet më të fuqishme të botës Perëndimore me kufitë e përcaktuar me Kushtetutë.

Parashtrohet pyetja, pse të ndryshojmë kufitë, tani kur Kosova është shtet i pavarur dhe sovran e pranuar ndëkombëtarisht dhe e legjitimuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.Për çfar negociatash me Serbinë bëjmë fjalë, vetëm për të n’a njohur Serbia ?

Lobi Euro – Atlantik mendon se ndryshimi i kufive është shumë i rrezikshëm, sepse një akt i tillë do t’a destabilizonte tërë rajonin duke aktivizuar efektin domino : Bosne, Sanxhak, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni dhe Greqi me ç’rast situata do të dilte jashtë kontrolli.

Nuk ështër aspak e logjikshme dhe e arsyeshme që pozita dhe opozitë të mos gjejnë gjuhë të përbashkët për këtë çështje jetike.

Duhen të ndalen të gjitha lojrat politike. Duhet të shpallet armëpushim mes partive politike dhe të bëhen NJË për kauzën e Kosovës.

Nëqoftëse këte nuk e zgjedhin institucionet që kanë obligim kushtetues, atëherë neve konsiderojmë se ngelin edhe dy faktorë shumë të rëndësishëm për t’a zgjithur këtë çështje. Faktori popull dhe faktori Mërgatë.

Lobi Euro – Atlantik Shqiptar përkrah bisedimet Kosovë – Serbi për arritjen e një Marrëveshje, por jo në dëm të Kosovës. 
Qëndrimi ynë është, presidenti Thaqi mund t’i zhvillojë këto bisedime vetëm atëherë kur Parlamenti i Kosovës do t’a kishte miratur një Platforme. 
Platform në të të cilën do të përcaktoheshin të gjitha detajet e këtyre bisedimeve, e përveç tjerash, : të mos ketë ndryshim të kufirit, Serbia t’i kërkojë falje popullit të Kosovës, t’a njohë gjenocidin e ushtruar , masakrat, përdhunimet, të pagjeturit , t’i dorëzojë kriminelët e luftës që lirisht hecin nëpër Serbi, t’ia paguaj Republikës së Kosovës dëmin e shkaktur që arrinë shumën prej 25 miliard dollarëve, e tjera.
Tani kur presidenti Thaqu nuk gjenë mbështetje te kryeministri dhe nuk ka shumicën në Parlamentin e Kosovës, ai rrugëdaljen për vazhdimin e bisedimeve po e kërkon në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, të cilës i kërkon interpretimin e nenit 18. të Kushtetutës që ka të bëje me ratifikimin e Marrëveshjeve ndërkombëtare.
Lobi Euro – Atlantik Shqiptar thekson se Republika e Kosovës nuk është shtet presidencial, siç janë SHBA, por shtet Parlamentar, ku Parlamenti si organ më i lartë ligjdhënës, për Marrëveshjet ndërkombëtare vendosë me 2/3 e votave. Por edhe sikur Kosova të ishte shtet presidenciel, asnjëherë dhe në asnjë shtet presidenti nuk guxon t’i anashkalojë institucionet shtetërore kur bëhet fjalë për kufijt.
Presidenti i Kosovës me Kushtetutë është i obliguar t’a garantojë tërësinë territoriale, integritetin, sovranitetin dhe rendin kushtetues të shtetit, për çka në mënyrë solemne është betuar para Parlamentit të Kosovës e jo të insistojë në desintegrimin e saj.
Lobi Euro – Atlantik Shqiptar gjithnjë ka konsideruar madje ka insistuar që në bisedimet Kosovë – Serbi të marrin pjesë edhe SHBA-të si aleat historik dhe strategjik i Kosovës. Mirëpo për momentin, për fat të keq, ato po qëndrojnë anash duke pritu ndonjë marrëveshje dy palëshe, por historikisht është vërtetuar se pa implikimin direkt të SHBA-ve nuk ka rezultate të mira dhe të qëndrueshme për shqiptarët në përgjithësi.
Si po duket Republika e Shqipërisë i ka preokupimet e veta dhe është lodhur nga ato, por kur është në pyetje çështja kombëtare, ajo në këto momente duhet të jet pranë Kosovës dhe të jet shumë aktive në politikën ndërkombëtare duke e ndihmuar Kosovën.

Mirëpo qeveria e Shqipërisë sipas pasivitetit dhe deklaratave jo të qarta të kryeministrit, le të kuptojë se edhe ajo është dakord me politikat e presidentit Thaqi.
Prandaj mendimet, analizat, konstatitemet dhe vendimet e Lobit Euro – Atlantik Shqiptar lidhur me çështjen kombëtare, nuk kanë alternative.

Lörrach, 27.09.2018 
Kryesia e Lobit Euro – Atlanyik Shqiptar
Krytari/Shukri Ymeri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat