Mërgata, mërgimi dhe mërgimtari - Bota Sot
Mërgata, mërgimi dhe mërgimtari

Diaspora

E shtunë, 20 tetor 2018

Mërgata, mërgimi dhe mërgimtari

Nga: Mr. Sadulla Zendeli Daja Më: 30 shtator 2018 Në ora: 13:09
Mr. Sadulla Zendeli Daja

Diaspora, ekzili apo mërgata shqiptare është term me të cilin përfshihen të gjithë shqiptarët të cilët jetojnë dhe veprojnë jashtë trojeve autoktone shqiptare. Mërgimtari është një totalitet i përgjysmuar: me trupin në mërgim, me shpirt e zemër në atdhe. Mërgimi është i dhimbshëm. Ai është një plagë sociale që ta djeg shpirtin. Mërgimtari mendohet dhe merr frymë thellë. Në vend të huaj, ai e ndjen veten si në shpellë. Mërgata shqiptar me kalimin e kohës ka shkuar gjithnjë e më tepër duke u rritur. Edhe tek shqiptarët, sikurse tek popujt tjerë të botës, ka pasur migrim të popullsisë. Nga këta banorë që kanë migruar për shkaqe të ndryshme në vende të ndryshme të botës, shpesh herë janë krijuar grupe të organizuara në shoqata kulturore. Në historinë e kombit shqiptar aktiviteti i këtyre grupeve të mërgatës, jo rrallë ka luajtur një rol të madh në vendimet të ndryshme politike që janë marrë mbi qeverisjen e tokave shqiptare. Po ashtu ka raste ku nga këto grupe janë iniciuar edhe veprime të cilat kanë ndikuar në gjuhën dhe kulturën shqiptare.

Qendrat e mërgatës shqiptare kanë lëvizur varësisht nga zhvillimet e përgjithshme botërore. Kështu, që nga fillimi i shekullit të I-rë, në pjesë të ndryshme të Italisë së sotshme, bashkëvendësit tanë janë organizuar në grupe të ndryshme, disa nga këto grupe në fillim kanë pasur ndikim në vendimet e Romës e me kalimin e kohës edhe kanë marrë pozicione qeverisëse në udhëheqjen e perandorisë Romake. Fazë tjetër e krijimit të grupeve të diasporës është perandoria e Bizantit. Edhe këtu edhe pse në histori deri më tani nuk flitet për ndonjë organizim të diasporës, vetë fakti i prezencës së personave me prejardhje nga territoret shqiptare në qarqet e udhëheqjes së perandorisë Bizantine.

Me pushtimin e Ballkanit nga Perandoria Osmane, diaspora në Itali organizohet në atë shkallë, saqë këtu mund të flitet për një koloni. Në anën tjetër, diaspora shquptare në Perandorinë Osmane luan një rol gjithnjë e më të madh. Para shkatërrimit të perandorisë Osmane qendra e mërgatës nuk duket si e koncentruar në njërin nga metropolet po ajo disi shpërndahet dhe shkon duke u rritur ndikimi i saj. Këtu janë prezentë grupet e organizuara në Stamboll, Sofje, Bukuresht dhe në Egjipt. Gjatë zhvillimit industrial të Evropës Perëndimore vërehet një organizim i mirëfilltë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Itali, Zvicër, Belgjikë, Skandinavi, Gjermani e gjetiu.

Me shpërthimin e kryengritjes në Kosovë, mërgata shqiptare në Evropën Perëndimore shumëfishohet për nga numri. Kjo rritje e numrit të mërgimtarëve ka sjellë nevojën e një organizimi i cili kryesisht është bërë në grupe në nivele të qyteteve të cilat kanë bashkëpunuar ndërmjet tyre në nivel të shtetit ku kanë qenë. Gjatë kësaj kohe financimi i këtyre gupeve është bërë vetëm nga vetë amtarët dhe ndikimi i shteteve ku ato grupe kanë vepruar ka qenë i vogël. Pas luftës organizimi i mërgatës në Evropën Perëndimore bëhet kryesisht nga studentët ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se kjo ndihmohet edhe nga aktivistë atdhetarë. Me zbulimin e Internetit, komunikimi i mërgatës me vendlindjen, zhvillohet në një masë të pa parë deri më tani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test