Familja shqiptare, në mes të rrugës në Francë - Bota Sot
Familja shqiptare, në mes të rrugës në Francë

Diaspora

E premte, 19 tetor 2018

Familja shqiptare, në mes të rrugës në Francë

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 18:05
Familja shqiptare në Francë

Nga Franca vazhdojnë të vijnë imazhe të rënda të familjeve shqiptare.

Ikja për një jetë më të mirë, siç duket janë vetëm fjalë të mbetura diku në mendjen e shumë familjeve shqiptare të cilët, tanimë preokupimin më të madh e kanë ku ta strehojnë kokën.

Në Francë, takon vuajtjen, dhembjen dhe shpresën për një ditë të re dhe eventualisht ndonjë lajm të ri për statusin e këtyre njerëzve që jetojnë nëpër rrugë e ku tjetër.

Mamadou Niang, është një shtetas francez i cili jeton në Bordeaux.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka shprehur revoltën e tij për moskujdesjen ndaj një familje shqiptare, nga ana e autoriteteve franceze.

“Të dashur miq. Një familje tjetër në rrugë. Një nënë shqiptare dhe dy fëmijët e saj flinin natën e kaluar në parkun e lojërave në Bordeaux. Unë shkova t’u jepja batanije, por nuk mjafton, pasi së shpejti vjen dimri dhe shiu… Çfarë bëjmë?!”, ka shkruar shtetasi francez.

Ndërkaq, pas publikimit të shkrimit me fotografi, shumë komentues u solidarizuan me familjen shqiptare duke shprehur gatishmërinë për t’i ndihmuar me strehim e ushqim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test