Ansamblit Shqiponja nga Malësia e Madhe, Tuz, fitues i Medaljes së Artë në Festivalin Botërorë të Folklorit ''Bullgaria 2018''!

Diaspora

Ansamblit Shqiponja nga Malësia e Madhe, Tuz, fitues i Medaljes së Artë në Festivalin Botërorë të Folklorit ''Bullgaria 2018''!

Nga: Beqir SINA Më: 3 tetor 2018 Në ora: 18:10
Agron Pllumaj

“Muzika, valle dhe këngë janë gjuha e natyrshme, në të cilën të gjithë popujt prej dekadash komunikojnë, ndajnë dhe përzierin shtresat kulturore të traditës së tyre. Ansamblet, Grupet dhe Forumet Folklorike anëtare në Shoqatën Europiane të Festivave Folklorike – EAFF, janë vendi, në të cilin mund të gëzojnë unikalitetin dhe bukurinë e trashëgimisë kulturore botërore”.
“Ansambli “Shqiponja”, nga Tuzi i Malësisë, në krye me maestron Agron Pllumaj, mbas sukseseve dhe aktiviteteve të shumta gjatë viteve në vazhdim as këtë vit nuk ndalen së korruri sukses. Destinacioni i rrallës për këtë vit ishte qyteti Burgas në Bullgari, ku u mbajt Festivali Botërorë Folklorik. Ndonëse konkurenca ishte shumë e madhe, ngaqë pjesëmarrësit vinin nga e gjithë bota, Ansambli nga Malësia bëri diferencën duke u vlerësusar si më i miri i festivalit,”, shkruan portal Kallnori.

Në Festivali Folklorik Botëror- “Bullgaria 2018” , kësaj rradhe suprizojë në skenat bullgare(4 qytete të Bullgarise Burgas, Kiten, Pomorie dhe Shën Vllash) edhe Ansambli simpatik me një emër të madh “Shqiponja” nga Malësia e Madhe, Tuzi, i cili megjithse merrte për her të dytë në këtë festival u nderua me Medaljen e Artë në Festivalin Botërorë të Folklorit ''Bullgaria 2018''! duke paraqitur disa nga perlat nga thesari i folklorit Shqiptar, nga kjo trevë në skenën e madhe europiane dhe botërore.
Organizatorët nga EAFF presin për pjesëmarrje qindra aktivistë të shenjës së shenjtë për ruajtjen dhe promovimin e artit dhe traditave të folklorit muzikor.

Gazeta Bota sot, mbas përfundimit të Festivali Folklorik Botëror- “Bullgaria 2018”, nëpërmjet rrjetit social Facebook, u lidh me Maestro Agron Pllumaj, për të mësuar më shumë rreth këtij festivali botëror, dhe pjesmarrjen e Ansamblit “Shqiponja” nga Malësia e Madhe, Tuzi.

Dhe e pyeti atë se sa grupe morën pjesë, dhe si u përzgjodh Ansambli Shqiponja ?

Ai tha se kjo është hera e dytë që Ansambli Shqiponja nxënë vêndin e parê në festival botërorë të folklorit burimorë në Bullgari. Këtë herë ishin mbi 100 ansamble nga e gjithë Bota. “Ansambli Shqiponja u perzgjoll me medalen e art, 7 diploma, Orfeun e Art çmimi më i madh i festivalit si dhe çmimin Special nga akademia e folkloreve europiane me nje qese me disa dhurata.”
Dhe, drejtues dhe udhëheqës artistik i Ansamblit Shqiponja jam unë Agron Pllumaj, profesor i muzikës, me antarët e Ansamblit diku 17 veta.

Agron Pllumaj na tha se programi i tyre në këtë festival ishte i tipit burimorë autentik. Me valle të vendit, këngë të vëndit, gjamet apo britmat me vajtime, melodi me çifteli, zymare, fyell, këngë kreshnikësh me lahut.

Gazeta jonë pyeti maestro se si u pritë nga publiku Bullgar shfaqja e Ansamblit Shqiponja ? Cila ishte atmosfera dhe sa arritët ta emociononi audiencen e këtij festivali ?

“?shtë pritur shumë me entusiazem, e momentet që shperthyen ishin vajtimet dhe gjamët e burrave, me sjelljen e tepsisë, si dhe pjesë të ndryshme orkestrale e valle tipike të zones” tha ai.

Në këtë festival me natyrë konkurruese, më të mirët marrin çmime të larta dhe famë në televizionet bullgare. Çfarë çimesh dhe fame mori Asambli Shqiponja nga Tuzi ?

“Ansambli Shqiponja u perzgjoll me medalien e art, 7 diploma, çmimin Orfeun e Art, si dhe çmimi më i madh i festivalit si dhe çmimin Special nga akademia e folkloreve europiane me nje qese me disa dhurata. Në mesin e shumë kombeve në natën finale të festivalit botërorë ''Bullgaria 2018''! Dominojë folklori iliro arbënorë por edhe xhubleta malësore! Pas medaljes së artë, orpheut të artë edhe çmimi "Special Award" nga Akademia Europiane e Folklorit, për Ansamblin SHQIPONJA nga Malësia e Madhe, Tuz, shtypi bullgar dhe organizatori I dha shumë vemendeje Ansamblit Shqiponja nga Tuzi.

Pellumaj, me tej tregojë se si arritën ata, që nëpërmjet folklorit shqiptar të shprehnit bashkëjetesen, në ruajtjen e kujtesës kulturore dhe vullnetin e mirë për të njohur diversitetin kulturor.
“Kur një gjë e don me zëmër e shpirt dhe e kultivon me dashuri, atëherë çdo gjë është e mundur. Të paret tanë e lanë me gjakë ketë tokë, e sot ne e trashigojmë, dhe mëndojë që të parëve tanë ua kemi borxh” përgjigjet ai.

Nga që shfaqjet e folklorit Shqiptar në Bullgari ishin një sukses I të gjithë ansamblit Shqiponja, dhe drejtuesve të tij maestro Pllumaj nuk la pa faleminderuar edhe atat që e kan mbështetur ansamblin e tyre me këtë rast .

“Falenderojë të madhin Zot që ma dha talentin dhe mundsinë për të kultivuar trashigimë tonë mileniumshe. Falenderojë sponzorët nga SHBA, dhe të gjjthë ata që kontribuan në shumë aspekte! Dhe, në mënyrë të veçantë Meshtarin e dalluar Braticës Don Gabriel Grabanica .”

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat