Mbeti i plagosur një ditë më parë në aksident, ndërron jetë shqiptari në Itali

Diaspora

Mbeti i plagosur një ditë më parë në aksident, ndërron jetë shqiptari në Itali

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 07:11
Aksidenti

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptari ka ndodhur në Itali.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur ditën e djeshme një aksident automobilistik në aksin rrugor Firenze-Pisa Livorno.

Shqiptari mësohet se ka humbur jetën një ditë më pas në spital në Firenze, shkruajnë mediat italiane.

Mësohet se shqiptari është një i ri 22-vjeçar, ndërsa nuk jepet identiteti i tij.

“Ka humbur jetën pas një dite agonie drejtuesi i makinës që u përplas me një fugon në aksin Firence-Pisa Livorno", shkruan gazeta italiane, "La Nazione".

Së bashku me shqiptarin, si pasagjer ka qenë edhe një 21-vjeçar me origjinë nigeriane, i cili gjithashtu ka ndërruar jetë në vend.

Dy të rinjtë po lëviznin me një automjet tip Fiat Punto ku pas humbjes së kontrollit, janë përplasur me një një kamion ndalur në anë të rrugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat