“Jam shtatzënë, po dështoj”, shqiptares i del muaji i mjaltit nga hundët - Bota Sot
“Jam shtatzënë, po dështoj”, shqiptares i del muaji i mjaltit nga hundët

Diaspora

E mërkurë, 17 tetor 2018

“Jam shtatzënë, po dështoj”, shqiptares i del muaji i mjaltit nga hundët

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 10:00
Foto ilustruese

(E plotësuar) - Një çift i ri shqiptarësh ka përfunduar në prangat e policisë në aeroportin e Romës ku iu gjeten 5 kg kokainë e pastër me vlerë 2 milion euro.

Çifti ishin martuar prej pak kohësh dhe kishin vendosur t`i bënin pushimet në Brazil.

Pas kthimit nga San Paolo, ata do të kalonin transit në Romë për në Rinas.

Por që në momentet e para të dorëzimit të dokumenteve në aeroport, e reja shqiptare ka pretenduar se ishte shtatzënë dhe duhet të shmangte kontrollet e tepërta.

Vajza shqiptare ka shkuar edhe më tej duke nxjerrë një ekografi ku pretendonte se shtatzënia e saj po shkonte keq dhe ishte në prag dështimi, por as ky argument nuk i ka ndalur italianët të kryejnë kontrollin.

Në valixhe është gjetur sasia e madhe prej 5 kg kokainë e cilësisë së parë me vlerë shumë të lartë në treg, e cila do të ndahej në 100 mijë doza.

***

Një çift shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kapën me 5 kg kokainë në aeroportin e Fiumicinos. Mësohet se çifti po kthehej nga Brazili për në Shqipëri, duke kaluar tranzit nga Italia.

Autoritetet kanë dyshuar se diçka nuk shkonte pas sjelljes së çuditshme të gruas. Ajo ka rrëfyer se ishte shtatzënë duke shfaqur ekografinë e fëmijës dhe duke u shprehur se është në rrezik dështimi për të larguar vëmendjen e policisë kufitare.

Mirëpo, policia vendosi të kontrollojë valixhet e çiftit. Brenda tyre janë gjetur fshehur disa pako me rreth 5 kg kokainë e pastër.

Kjo sasi drogë do të sillte përfitim mbi 2 milionë euro. Çifti shqiptar është vënë nën pranga me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës

Po ktheheshin nga muaji i mjaltit, arrestohet çifti shqiptar me 5 kilogramë kokainë në aeroportin e Romës

Një çift shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kapën me 5 kilogramë kokainë në aeroportin e Romës.

Mësohet se  çifti po kthehej nga muaji i mjaltit që kishin bërë në Brazil, për në Shqipëri, duke kaluar tranzit nga Italia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test