Njihuni me shqiptaren nga Kosova që mori pjesë në përvjetorin e partisë së Angela Merkel - Bota Sot
Njihuni me shqiptaren nga Kosova që mori pjesë në përvjetorin e partisë së Angela Merkel

Diaspora

E premte, 19 tetor 2018

Njihuni me shqiptaren nga Kosova që mori pjesë në përvjetorin e partisë së Angela Merkel

Nga: N.H Më: 9 tetor 2018 Në ora: 17:44
Angela Merkel dhe Diana Asani

Diana Asani nga fshati Smire, Komuna e Vitisë, ishte vetëm 16 vjeçare kur mori pjesë në përvjetorin jubilar të 70-të, të partisë së udhëhequr nga kancelarja Angela Merkel, CDU. Diana këtu ishte e ftuar si mysafire e veçantë.

Ketë lajmë për “Bota sot”,  e ka bërë të ditur xhaxhai i saj, Bashkim Hasani, i cili thotë se atë botë vajza ishte vetëm 16 vjeçare.

“Në postimin e datës 6 korrik, shihni një foto te kancelarë Angela Merkel me nënkryetarët dhe mysafiret e shënimit të përvjetorit jubilar të CDU-së. Aty menjëherë mbrapa shihet Diana Asani nga fshati Smire, Komuna e Vitisë”, ka deklaruar ai.

Me tej ai tregon se mbrapa kancelarës, përveç mbesës së tij, prezentë ishin edhe shumë figura të rëndësishme të Bundestagut gjerman.

“Mbrapa kancelarës Angela Merkel, në përvjetorin e 70 të CDU-së , të mbajtur në Koln të Gjermanisë, vendin e themelimit të CDU-së bashkë me Norbert Röttgen, deputët ne Bundestag, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme, Norbert Blüm,ish- ministri federal për çështje Pune dhe Sociale, Kurt Biedenkopf, ish-kryeministër i shtetit të Saksonise 1990 deri 2002, Jürgen Rüttgers, nga viti 2005 deri në 14 korrik 2010. Presidenti i North Rhine, Westphalia. Ministri Federal për Arsim, Shkencë, Hulumtim dhe Teknologjisë (1994 deri 1998, Armin Laschet, kryetar i CDU North Rhine-Westphalia, që nga qershori 2012 tani Kryeministër i North Rhine-Westphalia”, ka përfunduar Hasani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test