Publikohet foto e 55-vjeçarit shqiptar që përdhunoi 4 vajza të mitura në Greqi - Bota Sot
Publikohet foto e 55-vjeçarit shqiptar që përdhunoi 4 vajza të mitura në Greqi

Diaspora

E diel, 21 tetor 2018

Publikohet foto e 55-vjeçarit shqiptar që përdhunoi 4 vajza të mitura në Greqi

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 18:07
Sulo Senka

Autoritetet greke kanë publikuar foton dhe identitetin e pedofilit shqiptar të arrestuar në 16 Shtator në ishullin Rodos, i akuzuar për pedofili.

55-vjeçari shqiptar Sulo Senka akuzohet se që prej vitit 2007 deri në vitin 2013 ka përdhunuar 4 vajza të mitura të moshave. Mes fëmijëve të abuzuar është edhe mbesa e tij.

Shtypi grek shkruan se 55-vjeçari shqiptar i njihte vajzat me të cilat abuzonte. Përveç mbesës, të miturat e tjerë kishin lidhje miqësore me fëmijët e tij. Mbesën e tij 14-vjeçare ai tentoi ta përdhunonte në vitin 2009, por nuk ia kishte arritur. Ndërsa abuzoi me të në vitin 2013. Po në këtë vit ai kishte tentuar të përdhunonte në makinë një vajzë 6-vjeçare. Sulo Senka i joshte fëmijët duke u dhënë para ose duke i kërcënuar. Ai u zbulua nga dashmia e një nxënëseje 14-vjeçare. Kjo e fundit tregoi se 55-vjeçari shqiptar e takonte dy apo tre herë në javë dhe i jepte 4 Euro, duke i thënë se ajo që do të bënte me të ishte normale.

Një tjetër fëmijë u përpoq ta joshte me 20 Euro dhe e kërcënoi se do të pendohej nëse nuk “ushqente orekset e tij të sëmura”. Të gjitha këto ngjarje kanë ndodhur në qytetin e Trikalla. Në Shkurt të vitit 2014, ai e kishte kuptuar se policia posedonte dosjen e tij dhe se fëmijët e kishin denoncuar. Kështu që ai u arratis drejt ishullit Rodos, ku dhe u arrestua. Të gjithë fëmijët e abuzuar prej tij janë pyetur në prani të psikologut dhe janë diagnostikuar me probleme të rënda psikologjike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test