Skënderbeu dhe epoka e tij e lavdishme në historinë tonë kombëtarë - Bota Sot
Skënderbeu dhe epoka e tij e lavdishme në historinë tonë kombëtarë

Diaspora

E mërkurë, 24 tetor 2018

Skënderbeu dhe epoka e tij e lavdishme në historinë tonë kombëtarë

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 20:06
Pamje nga akademia solemne në 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut

Skënderbeu konsiderohet si njëri ndër katër gjeneralët dhe strategët më të mëdhenj në historinë botërorë pas Aleksandërit të Madh, Jul Cezarit dhe Npoleon Bonapartës. Ai mbetët simbol uniteti, trimërie dhe heroizmi për shqiptarët dhe popujt ë tjerë të Evropës.

Organizuar nga Lobi Euroatlantik Shqiptar, në Lorrach të Gjermanisë, është mbajtur një Akademi solemne për të shënuar 550 vjetorin e shkuarjes në amshim të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Duke hapur këtë manifestim, kryetari i LEASH it,  që njëherësh është edhe kryetar i Këshillit Organizativ të këtij manifestimi, z. Shukri Ymeri, fillimisht përshëndeti qindra të pranishëm, pastaj ambasadoren e Republikës së Kosovës znj. Nazane Breca, zv. ministren e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal në Qeverinë e Kosovës znj Magbule Shkodra, panelistët ë Akademisë, strukturat drejtues të degëve të LEASH it, dhe pjesëmarrës të tjerë nga anë të ndryshme të Evropës në këtë event. Në mënyrë të veçantë, ai përshëndeti degën e Kalabrisë dhe të Greqisë të cilat u themeluan së fundmi.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu  ishte njëri ndër liderët e strategët më të shquar në historinë tonë kombëtarë, tha në fillim zoti Ymeri. Ai bashkoj kombin shqiptar dhe më vëndosshmëri udhëhoqi luftën ë shqiptarëve kundër vendosjes së sundimit të Perandorisë Otomanë në trojet shqiptarë. Atëherë kur të gjithë menduan së liria po humbej, Skënderbeu ngiti flamurin shqiptar në Krujën legjendarë dhe bashkoj princërit shqiptar në Kuvendin ë Lezhës më 2 mars të vitit 1444 më qëllim të krijimit të shtetit të lirë shqiptar, shprehët kryetari Ymeri. Përveç së një udhëheqës i madh luftë me trimëritë e pakrahasueshëm, ai u dëshmua si një udhëheqës i denjë në shërbim të popullit dhe një diplomat i shquar më orientim perëndimor. Prandaj Epoka e Skënderbeut, është shkruar më shkronja të arta në historinë tonë kombëtarë. Ai na ka bërë krenar dhe na ka frymëzuar për gjatë luftërave të vazhdueshme për liri. Në trashëgimtarët e tij, që jetojmë në diasporë, e patëm udhërrëfyes kryesor në veprimtarinë tonë kombëtarë. Mbi këto idealë kombëtarë, në theluam Lobin Euro Atlantik Shqiptar më mërgatën tonë në vitin 2016, si një organizatë mbarëkombëtarë për një ardhmëri më të ndritur të kombit shqiptar tha midis tjerash zoti Ymeri, dukë përfunduar më njoftimin e LEASH it për nismën për vendosjen e shtatores së Skënderbeut në Gjermani si një mbrojtje e vlerave civilizuese perëndimorë.

Pasi përshëndeti të pranishmit si dhe kryetarin e LEASH it zotin Ymeri, ambasadorja ë Republikës së Kosovës në Bern znj. Nazane Breca, tha së më këtë Akademi, vlerësohet lartë kontributi kombëtar i kryetrimit tonë. Ajo më këtë rast nxori një citat nga libri i autorit Stephan Zannoeich më titull Lee grand Castritto de Albanien historie. …Jam në prag të varrit, po ju lë një mbretëri më forca të afta për ta mbrojtur, por më një pas ardhës të paaftë nga mosha për ta drejtuar. Megjithatë, në qoftese në të ardhmen ju bëheni trima dhe të vyrtyshëm, ju mund të përballoni gjitha sulmet ë armiqve tuaj. përfundoj zonja Breca.

 Tubimin e përshëndeti edhe zv. ministrja e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal znj. Magbule Shkodra. Ajo u shpreh së periudha e Skënderbeut është epoka më e lavdishme e shqiptarëve në historinë kombëtarë dhe udhërrefim për të gjitha gjeneratat që ta ngrisim më lartë vetëdijen kombëtarë  për të avancuar kështu historinë lavdinë për të mirën ë popullit tonë.

Doktori i historisë Klodian Pasku, foli për figurën e Skënderbeut dukë veçuar periudhën historikë të luftës heroikë dhe betejave të zhvilluara për lirinë e vendit. Ai shtoj së Skënderbeu nuk ishte vetëm kryetrim, por ai ishte një strateg luftë dukë udhëhequr ushtrinë e tij në betejat çlirimtarë për vendin.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu pas 550 vjetësh nga vdekja ë tij, nuk u la asnjëherë në harresë. Ai jo vetëm që ringjallët përherë në veprat e krijimet e ndryshme publicistikë, historikë letrarë, artistikë, por gjithmonë mbetët figurë madhorë e historisë sonë kombëtarë por edhe asaj ndërkombëtarë së hero i gjallë përjetësisht i kombit tonë shqiptar, theksoi në fillim të punimit të tij shkencor, gazetari, publicisti e shkrimtari magjistër Shaban Arifaj. Ai u shpreh së për Skënderbeun janë shkruar 600 libra kurse Bibliotekën Kombëtarë të Shqipërisë ekzistojnë 1288 njësi regjistrimesh  për Skënderbeun.

Pjesëmarrësi nga Lugina ë Preshevës Ragmi Mustafa, në fjalimin e tij ka thënë së duhet të ecim hapave të Skënderbeut dukë mos lënë në harresë asnjëherë përpjekjet ë tij për unitet kombëtar, por në kohën moderne duhet të jemi krah më SHBA sepse në kemi mbështetje të vazhdueshme nga ana e tyre, prandaj duhet të jemi më të bashkuar së kurrë, sikundër që ishte në periudhën e Skënderbeut.

Më një fjalë rasti në akademi u paraqit edhe zëdhënësi i LËASH it  Skënder Musliu. Ai tha së dukë marrë parasysh faktin së mbi gjysma e popullit shqiptarë gjendët jashtë atdheut e në veçanti largimi pas viteve të nëntëdhjeta, më kërkesë të mërgatës u paraqit nevoja që e gjithë kjo energji ë resurseve njerëzorë ë intelektualë, kapaciteteve ekonomikë dhe financiarë, të drejtohet nga një organizatë që do ta udhëheqte këtë potencial dhe pasuri kombëtarë. Prandaj më nismën ë disa bashkatdhetarëve tanë të një koloriti të ndryshëm intelektual dhe profesional dhe sidomos më orientim kombëtar, vendosën të takohen dhe ta formojnë Lobin Euro Atlantik Shqiptar si organizim mbarëkombëtar, shprehët Musliu dukë shtuar së një unitet kombëtar si në kohën ë Skënderbeut, është më së i domosdoshëm  për kombin tonë.

Tubimin e përshëndeti edhe përfaqësuesi nga Mali i Zi Loro Nrekiqi.

Në fund të këtij manifestimi u dha një program kulturo artistik më këngë dhe vallë popullorë, recitime si dhe u hap një ekspozitë më punime artistikë.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test