Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani” ngushëllon familjen Arapi

Diaspora

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani” ngushëllon familjen Arapi

Nga: Hysen Ibrahimi Më: 11 tetor 2018 Në ora: 11:43
Fatos Arapi

E nderuara Familja Arapi,  ngelholm, Suedi.

Lajmi, për shkuarjen e shkrimtarit tonë të madh Fatos Arapi në amshim, është i hidhur për të gjithë krijuesit e po ashtu edhe për Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, në Suedi.

Fatos Arapi, pas vetes ka lënë gjurmë të pashlyera në fushën e krijimtarisë, sidomos në atë poetike, duke botuar vëllime që kanë prekur realitetin e kohës, pastaj poezi me tematikë të çlirimit e zhvillimit të vendit, por edhe poezi që ka kritikuar burokratë dhe demagogë të papërgjegjshëm.

Ndaj, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, në Suedi, ju dërgon:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Duke u shprehur ngushëllimet tona më të sinqerta, familjes Arapi, miqve, bashkëpunëtorëve, mbështetësve dhe lexuesve të tij.

I paharruar qoftë emri dhe vepra e tij, që do të mbetet frymëzim për gjeneratat të cilat do të vinë pas nesh, e po ashtu edhe për ne krijuesit në Suedi.

Mëshira dhe bekimi i Zotit qofshin mbi shpirtin e tij.

Në emër të SHSHASHS, sinqerisht:

Hysen Ibrahimi, kryetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat