E bëri të dukej si aksident, burgoset “gangsteri” shqiptar që tentoi të heqë qafe prostitutën

Diaspora

E bëri të dukej si aksident, burgoset “gangsteri” shqiptar që tentoi të heqë qafe prostitutën

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 19:49
Itali

Vetëm 23 vjeç dhe kujtonte se ishte një gangster si ato të filmave hollivudianë, por drejtësia nuk ka vonuar për shqiptarin Eduard Demiri.

Policia italiane e ka prangosur të riun i cili aksidentoi një vajzë 22 vjeçare, edhe kjo shqiptare me origjinë dhe ushtruese e prostitucionit. I riu ka tentuar që ta vriste të renë duke e goditur me një kamion, gjë që e ka arritur dhe më tutje ka tentuar ta raportojë para oficerëve të policisë si një aksident fatkeq. Ngjarja ndodhi në fund të korrikut në qytetin e Torinos dhe vajza pësoi dëmtime të rënda, që e çuan në koma. Por fatmirësisht për 22 vjeçaren dhe për fatin e keq të të riut, e reja ka dalë nga koma dhe ka treguar të gjithë historinë.

22 vjeçarja kërkonte prej kohësh që të dilte nga rrjeti i prostitucionit, gjë që “gangsterit” 23 vjeçar nuk i ka pëlqyer.

Dy muaj pas kësaj tentative policia arriti ta kapë Demirin, i cili ishte arratisur nga një burg në Francë, ku ishte dënuar me 10 vite burg për përdhunim të një prostitute.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat