Dega e LDK-së për Beneluks apelon që të votohen kandidatët shqiptar të djathtë në votimet komunale në Belgjikë - Bota Sot
Dega e LDK-së për Beneluks apelon që të votohen kandidatët shqiptar të djathtë në votimet komunale në Belgjikë

Diaspora

E hënë, 22 tetor 2018

Dega e LDK-së për Beneluks apelon që të votohen kandidatët shqiptar të djathtë në votimet komunale në Belgjikë

Nga: Remzi Azemi Më: 13 tetor 2018 Në ora: 06:38
Dega e LDK-së për Beneluks

Me dt. 12 tetor 2018, Kryesia e Degës LDK për Beneluks, zhvilloi një takim me kandidatët shqiptarë që konkurrojnë në Belgjikë, në partitë e djathta dhe të qendrës së djathtë, për zgjedhjet vendore të 14 tetorit.

Ky aktivitet u organizua për t'i përgëzuar kandidatët e rinjë për angazhimin e tyre politik në partitë e djathta dhe të qendrës së djathtë në Belgjikë si dhe për t'ju dhënë mbështetjen tonë në këto zgjedhje.

Në këtë takim, na nderuan me pjesmarrjen e tyre përfaqësuesit e Partisë Lëvizja e Legalitetit dhe të Partisë Demokratike të Shqipërisë, z. Sulejman Gjana e z. Avni Kojeli, dhe shumë personalitete të mirënjohura për kontributin dhe angazhimin e tyre në komunitetin shqiptar të Belgjikës si anëtarë të spektrit politik të së djathtës.

Duke marrë paraqysh se, përtej interesave personale, shumica e komunitetit shqiptar të Belgjikës, veçanërisht në Bruksel, ka qënë historikisht i angazhuar dhe identifikuar djathtas për t'i shërbyer interesave të vendit dhe kombit tonë, sot mendojmë se ky angazhim duhet të vazhdojë me të rejat dhe të rinjtë e djathtë që duhet të na përfaqësojnë në këshillat e komunave të Brukselit dhe gjetke.

Andaj, në përfundim të këtij takimi, bashkërisht u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të komunitetit shqiptar në Bruksel që, të dielen me 14 tetor, të votojnë për kandidatët shqiptarë që konkurrojnë në partitë e djathta dhe të qendrës së djathtë, përkatësisht:
Në Schaerbeek:
- Kevin Likaj, Lista e Burgëmestrit
- Yusuf Axhami, Lista Burgëmestrit
- Medine Idrizi, Lista e Burgëmestrit
- Violette Gashi, CDH
- Artina Robaj, CDH
- Laure Lita, MR
Në Evere:
- Arsim Jakupi, Défi
- Ardita Rugovaj, CDH
Në Koekelberg:
- Alketa Selimaj, CDH
- Alisa Aliu, Lista e Burgëmestrit
Në Bruksel 1000:
- Denisa Nela, Défi
Në Ganshoren:
- Kristela Bytyçi, MR
- Alida Shpati, CDH
Në Anderlecht:
- Anna Vera Deda, MR
Kryesia e Degës LDK për Beneluks u uron suksese të gjithë kandidatëve shqiptarë që konkurrojnë në partitë e djathta dhe të qendrës së djathtë dhe shpreson se, me 14 tetor, gjithë komuniteti shqiptar do të mobilizohet në mbështetjen e tyre.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test