“Humanisti” francez me padi për Kosovën, thotë se do të shkojë deri në Strasburg

Diaspora

“Humanisti” francez me padi për Kosovën, thotë se do të shkojë deri në Strasburg

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 09:54
Arnaud Gouillon

Francezi me nënshtetësi serbe, Arnaud Gouillon ka autorizuar avokatin e tij të ngrisë padi në gjykatat e Kosovës lidhur me vendimin e Ministrisë së Brendshme të Kosovës për të ndaluar hyrjen e tij në Kosovë pas refuzimit të ankesës kundër vendimit të marrë më 10 shtator.

“Vendimi i institucioneve të përkohshme të Kosovës është arbitrar, pa shpjegime dhe afate, dhe si i tillë është e pakuptimtë. Shpresoj që Gjykata Administrative të shfuqizojë këtë ndalim, por nëse nuk dështojmë, do të apelojmë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, unë nuk do të qetësohem derisa të kem arritur të heq këtë vendim të turpshëm dhe të ndihmoj përsëri serbët në Kosovë dhe Metohi, “tha ai për të përditshmen serbe “Politika”.

Arnaul Guillon ishte ndaluar në pikën kufitare të Merdares gjatë muajit shtator dhe nuk ishte lejuar të hynte në Kosovë.

Kjo ishte bërë me urdhrin e autoriteteve në Prishtinë, që ia patën ndaluar hyrjen në vend serbo-francezit, që në Serbi, thonë se merret me çështje humanitare.

“Pas kthimit në Beograd, Guillon, ka akuzuar Policinë e Kosovës se e ka trajtuar si kriminel, duke thënë poashtu se ka dëmtuar imazhin e tij.

Ai vepron në Kosovë që nga viti 2004, ndërsa ndihmat i sillte përmes Kishës Ortodokse e cila favorizohet të mos paguajë doganë.

Gouillon vite më parë ka krijuar një organizatë të quajtur “Solidaritet për Kosovë” e që ndanë ndihma për serbët në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat