Kur konkurohet me “fjalët e shpirtit”

Diaspora

Kur konkurohet me “fjalët e shpirtit”

Nga: Petrit Aliaj Më: 25 tetor 2018 Në ora: 06:12
Itali

Me shumë kujdes e me shumë sukses,Lidhja e shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Itali e drejtuar nga poeti Skënder Lazaj(L.SH.A.SH.I) në bashkëpunim me shoqatën”Alba”në Calcinato(BS)mbylli siparin e edicionit të tretë të konkursit për poezinë me titull“fjalët e shpirtit”në dy gjuhë . Gjithëçka u zhvillua në ambientet e komunës “Moniga del Garda”një vend piktoresk anës liqenit më të frekuentuar në Italinë veriore.

Ishte një konkurs i cili përkonte me vitin jubilar të heroit tonë kombëtar Gj.K.Skënderbeu ku me këtë rast,shkrimtari dhe poeti Myftar Gjonbalaj,recitoi për kryetrimin enkas poezinë e tij të titulluar “Skënderbeu mbreti i shqiptarëve”.

“Fjalët e shpirtit”në këtë konkurs ishin si një dedikim për të gjithë ata,që në shpirtrat e tyre të trazuar nga largimi i dhimbshëm prej tokës mëmë,mbijetojnë e shkruajnë dertet e tyre.Shkruajnë vjersha,poezi,novela,romane,e hedhin në telajo peisazhet e bukura të natyrës shqiptare,portrete e foto të cilat ndihmojnë memorjen tonë si fasha e një drite për të zbuluar se nga kemi ardhur.

Në fund të fundit ky është identiteti ynë kur dimë ta ruajmë atë,të organizohemi pa u tjetërsuar e u ndikuar nga gjuha e kultura e vendit në të cilin ndodhemi.

 Brënda çdo shpirti të përmallur nga brenga e ikjes,qëndron dashuria e gjithsecilit prej nesh për atë që lamë pas,duke i thurur kujtimet në gërshetin e vargjeve të një bashkëudhëtimi pa fund,brënda zemrave të sfilitura të secilit.

Të pranishëm në këtë aktivitet takimi,hareje  e dashurie,ndjenjash e emocione shumë të bukura ishin prindër së bashku me fëmijt e tyre me nipër e mbesa.Tre breza ku përkujdesja e veçantë për ti afruar,aktivizuar e vlerësuar është një detyrim për këdo,gjë e cila na premton sigurimin e vazhdimësisë në krijimtari e në ruajtjen e traditave,folklorit e gjuhës sonë. Dhe me shumë kompetencë,rezultatet e kësaj pune i vlerësoi juria e këtij konkursi e përbërë me emra të spikatur; Lumturi Plaku,shkrimtare dhe  zv/presidente e L.SH.A.SH.I. Me kryetaren e këtij komisioni .poeten dhe përkthyesen Valbona Jakova,duke vazhduar me Ndue Shabakun aktivistin e kudo ndodhur në takime për ngritjen e shkollave shqipe,themeluesin e shoqatës “Alba” në Calcinato ku drejton zj.Alma Marku e cila me përshëndetjen e saj garantoi vazhdimësi në bashkëpunim.Në bisedë me të mësova se kishin gjetur lokalin ku së shpejti do të inagurojnë hapjen e shkollës së parë të gjuhës shqipe e ku me këtë rast,parashikohet të jetë midis nesh edhe një nga ministrat tanë të diasporës.

Por mrekullia dhe bukuria e këtij aktiviteti na befasoi me aktivizimin e mjaft të rinjve dhe fëmijve, me pregatitjet e tyre ,ku për tu admiruar ishte edhe pjesëmarrja e nxënësve të shkollës shqipe “Skënderbeg” nga Parma nën drejtimin e drejtorit të kësaj shkolle,aktivistit më në emër z,Durim Lika. Ata recituan poezi të autorëve Fatos Arapi,Vitore Stefa Leka,Naim Frashëri,Alma Papamihali e Ali Podrimja.

--Emrat e tyre janë;Lejla Tuga,Endi Reçi,Greissi Verdha,Noemi Çaça e Jenifer Shabani së bashku edhe me autorë e recitues të tjerë si;Tonin Nikolli,Suzana Alimani,Etleva Petriti,Fatmir Gjata,Vangjelia Verori e Lumturi Fortuzi.Mario Dyrmishi, Zana Dauti,Dallëndyshe Hyseni,Kaliroi Bello,Alma Shahini,Erida Çela e Geti Pici.Besarda Aliu,Shpresa Gashi,Uarda Reçi si edhe e mirënjohura Irma Kurti etj.

Në këtë aktivitet të bukur nuk mungoi 76 vjeçarja nga Trieste, humanistja,aktivistja e luftëtarja për çlirimin e Kosovës e bashkim kombëtar, zonja Vitore Stefa Leka ose“Nanë Lokja” siç edhe e thërrasin për meritat e saja të veçanta. Personalisht patëm fatin unë e gruaja ime Suzana që ta kishim mikeshën e nderuar në shtëpinë tonë,këtë luftëtare të pa përkulur ndaj erërare të rrezikëshme të cilat po u fryjnë dyerve të shqyera të politikës shqiptare.

Nanë Lokja në këtë konkurs,përshëndeti dhe inkurajoi të gjithë pjesëmarrësit për këtë buqetë poezish në këtë ambient tepër të bukur e të përshtatshën të komunës Moniga del Garda.Pastaj ajo jashtë konkurimit recitoi krijimin e saj më të fundit “Gjeneralë pa Ushtri”në të cilën ironizon hollë e deri në ashpërsi e me sarkazëm të gjithë ata shqiptarë të cilët duan të jenë me çdo kusht në drejtim,ose  siç edhe e përshkruan në vëllimin poetik të tij “Atdheu në Kuletë” autori i mirënjohur Alfred Shyti.

Nga Lecco midis nesh ishte grupi i valleve“Shqiponjat”një nga bashkëpunëtorët më të ngushte të Lidhjes ,veshur me kostumet e tyre tradicionale e të këndëshëm në ekzekutimin e bukur të valleve tona popullore ;veri –jug.Duartrokitje të veçanta i shkuan valltares më të vogël të këtij grupi Stela Qokaj. Aktiviteti u përcoll me filmime të presidentit të shoqatës”La svolta”Pirro Qendro nga Bolonja e në fotografi nga Ndue Pal Qokaj ,ish president i shoqatës “Sofra Shqiptare”.

Gjithnjë kemi folur për bashkëpunime,ku në të rast spikat si gjithnjë grupi”Folk-Pop” nga Brescia i përbërë nga 26 valltare vullnetarë të cilët nën drejtimin e koreografes Laura Galli,mësojnë e kërcejnë vallet folklorike të Ballkanit e sigurisht në hapjen e këtij manifestimi letrar na befasuan me vallet e Bogonishtes atë Tiranase dhe të Tropojës.

Në fund nga Lidhja e SH.A.SH.I.për të pranishmit u afruan ushqime tradicionale të amvisave tona.

Por kënaqësia më e madhe ishin takimet tona me persona që i kemi njohur në botën virtuale e tashmë u japim dorën e miqësisë së herëshme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat