Rritet bashkëpunimi mes bashkisë Berat dhe Dhomës së Tregtisë Italo – Shqiptare

Diaspora

Rritet bashkëpunimi mes bashkisë Berat dhe Dhomës së Tregtisë Italo – Shqiptare

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 17:52
Pamje nga marrëveshja e Beratit dhe Dhomës së Tregtisë Italo – Shqiptare

Në kuadër të marrëdhënieve institucionale ndërmjet bashkisë së Beratit dhe Dhomës së Tregtisë Italo – Shqiptare, në ambientet e kësaj bashkie u zhvillua një takim mes nënkryetarit të bashkisë, Çlirim Brisku dhe Giuseppe Zito, sekretar i Dhomës së Tregtisë, Michele Toaldo, konsulent i bashkisë së Montebellunos për punët publike, Riccardo Palmerini, drejtues i Eurising dhe Alkest Shehu, përfaqësues i Dhomës së Tregtisë Italo – Shqiptare për Beratin.

Gjatë takimit u diskutua rreth zgjerimit të bashkëpunimit midis bashkisë se Beratit dhe Dhomës së Tregtisë Italo – Shqiptare. Zoti Palmerini u tregua i gatshëm për përfshirjen e Beratit në projekte të ndryshme të Bashkimit Europian. Ai gjithashtu shprehu idenë e hapjes së një universiteti në degët e turizmit në bashkëpunim me universitetet italiane.

Me hapjen në Berat të zyrës së Dhomës të Tregtisë Italo – Shqiptare, në muajin nëntor do të fillojë puna konkrete për implementimin e projekteve nga Bashkimi Europian, si dhe afrimi i biznesit italian në sektorë të ndryshëm të ekonomisë sonë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat