Sulm me molotov zyrës turistike shqiptare në Athinë

Diaspora

Sulm me molotov zyrës turistike shqiptare në Athinë

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 08:32
Agjencia

Një turmë ekstremistësh të djathtë sulmuan me koktej molotov një agjenci turistike shqiptare në Athinë.

Sulmuesit kanë dëmtuar fasadën e zyrave të kompanisë turistike që lidh Athinën me Vlorën. Fatmirësisht, brenda në zyrë në kohën e sulmit nuk kishte asnjë punonjës, as kalimtarë jashtë.

Dyshimet e para bien ndaj anëtarëve të Agimit të Artë. Ndërkohë që policia po heton edhe pista të tjera, sulmi si pasojë e vrasjen e Kostandinos Kaçifës në Bularat është një prej tyre, bëjnë me dije burimet policore në Athinë.

Policia thotë se ka rritur masat e sigurisë në zonën që operojnë agjencitë shqiptare të udhëtimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat