Shqiptari godet me thikë bashkëkombësin në fyt dhe gjoks, arrestohet me rrobat e përgjakura

Diaspora

Shqiptari godet me thikë bashkëkombësin në fyt dhe gjoks, arrestohet me rrobat e përgjakura

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 17:24
Ilustrim

Mund të konsiderohet si një natë e përgjakshme në Turate, në provincën e Comos në Itali.

Një 36 vjeçar shqiptar me qëndrim të parregullt në vend dhe i pastrehë, është goditur katër herë me thikë në fyt dhe gjoks nga një bashkëkombës i tij.

Autori i ngjarjes është një 36 vjeçar, gjithashtu me qëndrim të parregullt në shtetin italian dhe i pastrehë.

Agresioni ndodhi mes natës së 29 dhe 30 tetorit në mes të rrugë. Karabinierët mbërritën në vendngjarje duke marrë në pyetje dëshmitarët.

Kur shkuan në strehën ku jetonte, ata gjetën shqiptarin me të njëjtat rroba të veshura gjatë krimit dhe të lyera me gjak.

Shqiptari u dërgua në qelitë e paraburgimit për tentativë vrasjeje.

Viktima u transportua në spitalin e Legnano-s në gjendje të rëndë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat