50 mijë euro kokainë, si ra në prangat e karabinierëve shqiptari

Diaspora

50 mijë euro kokainë, si ra në prangat e karabinierëve shqiptari

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 20:03
Ilustrim

Një shqiptar ka përfunduar në prangat e karabinierëve, pasi u arrestua me lëndë narkotike kokainë pranë vendit të quajtur "Ura e Shenjtorëve" në Chieti.

Kërkimet në banesën e tij bënë të mundur gjetjen e një "libri" shënimesh me emrat e blerëve të drogës.

Në pranga përfundoi një 36 vjeçar shqiptar me vendbanim në Montesilvano (Pescara), i cili posedonte gjysmë kg kokainë të pastër. Burri kishte udhëtuar me makinën e tij në San Giovanni Teatino, ku u ndalua për kontroll.

Aty, policia gjeti në ndenjësen e pasme një qese me kokainë. Burri ka shkuar në Itali gjatë muajit shtator, shkruan "Ansa". 

Agjencia thotë se kokainë kap një vlerë prej 50 mijë eurosh nëse do të shpërndahej në tregun me pakicë.

Ajo ishte e destinuar në zonat midis Chietit dhe bregut të Adriatikut.

Gjykata vendosi mbylljen e tij në burgun Teatine të Madonna del Freddo.

Nga kërkimet e kryera në makinë dhe në shtëpinë ku jetonte përkohësisht 36 vjeçari, nuk u gjetën drogëra të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat