Ixhet Lutfiu falënderues për çmimin për dokumentarin kushtuar shqiptarëve të Danimarkës

Diaspora

Ixhet Lutfiu falënderues për çmimin për dokumentarin kushtuar shqiptarëve të Danimarkës

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 22:49
Ixhet Lutfiu

Të nderuar familjarë dhe bashkëkombas!

I falemenderoj thellë nga zemra të gjithë të pranishmit  gjatë ceremonis së ndarjes së cmimeve në Prishtinë nga Ministria e Diasporës së Kosovës, ku u shpërbleva me cmimin e parë për dokumentarin kushtuar shqiptarëve të Danimarkës. Këtë cmim e konsideroj si një mirënjohje për veprimtarinë kombëtare dhe kulturore të komunitetit shqiptarë në Danimarkë!

Gjithësesi se ishte kënaqësi e veçant të takoja edhe kolegë gazetarë nga RTK’ ja, tenorin e famshëm shqiptar, Ramë Lahaj, si dhe, Gramoz Vokrrin, djalin e futbollistit më të dashur tonë tani më të ndjerë, Fadil Vokrri, të cilin e kam takuar gjatë shërbimit ushtarak në Novi Sad në ish Jugosllavi. Poashtu kënaqësi që kisha pranë edhe kolegët e mi që më kanë ndihmuar gjatë tërë procesit të realizimit të filmit dokumentar kushtuar Shqiptarëve të Danimarkës, Ibrahim Xhemajli dhe Adnan Aliti.

Sigurisht se nuk mund ti harroj të gjitha urimet që erdhën nga familjarë dhe aktivistë të shumtë që kam njohur brenda viteve. Urimet e juaja dhe ky cmim prestigjioz i Ministrisë së Diasporës më japin poashtu kurajo që të angazhohem edhe ma shumë! Ju faleminderit për gjithcka, tepër i lumtur të njohë njerëz human dhe atdhedashur sikur që jeni Ju!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat