Me shpejtësi dhe kundravajtje, hajdutët shqiptarët përplasin familjen lituaneze dhe çiklisten

Diaspora

Me shpejtësi dhe kundravajtje, hajdutët shqiptarët përplasin familjen lituaneze dhe çiklisten

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 09:58
Pamje nga videoja

Një 24 vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët, i cili më 30 tetor u përpoq për t'i shpëtuar kontrollit të policisë duke u larguar me makinë me shpejtësi të lartë.

I riu shqiptar bashkë me një tjetër po nga Shqipëria, u ndoqën nga policia pasi kryen një grabitje.

Në arratisje e sipër, ata i dhanë mjetit të tyre në kundravajtje, duke goditur një 61 vjeçare që udhëtonte me biçikletë dhe më pas një makinë, brenda të cilës ishte një familje nga Lituania.

Bashkëpunëtori i të riut shqiptar, i cili ishte në makinë me të, arriti të arratisej nëpër fusha dhe të humbasë gjurmë e policisë së Vigevanos.

Gjatë hetimit, policia ka gjetur një makinë të dytë vjedhur, në Ottobiano, çelësat e të cilës i kanë rënë shqiptarit gjatë përpjekjes së tij për t'u ngjitur në një gardh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat