Bashkatdhetarët konsultohen për ligjin e diasporës - Bota Sot
Bashkatdhetarët konsultohen për ligjin e diasporës

Diaspora

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Bashkatdhetarët konsultohen për ligjin e diasporës

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 10:08
Foto nga takimi

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka nisur një konsultim me bashkatdhetarët në Francë, Suedi, Zvicër, Kroaci, Turqi për Projektligjin e Diasporës.

Sipas MD-së, këto konsultime publike, ku të pranishëm kanë qenë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës me ftesë të ministrisë nga partitë në pushtet dhe ato opozitare, kanë për qëllim dëgjimin e sugjerimeve të bashkatdhetarëve tanë për Projektligjin e Diasporës, i cili planifikohet të miratohet deri në fund të këtij viti dhe ka për qëllim të rregullojë edhe më mirë marrëdhënien ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe diasporës sonë.

“Gjatë konsultimeve publike janë shtruar një numër i madh i çështjeve, si: kartoni i gjelbër, mësimi i gjuhës shqipe, siguria e investimeve, funksionimi i qendrave kulturore, të gjitha këto të parapara në Ligjin e ri të Diasporës. Pas përfundimit të procesit të konsultimeve, këto komente do të diskutohen për të gjetur vend në ligjin e ri, i cili do të procedohet në Qeveri në fillim të muajit dhjetor dhe, më pas, edhe në Kuvendin e Kosovës për aprovim final”, thuhet në komunikatë.

Në vazhdën e konsultimeve, MDIS-i, në bashkëpunim të ngushtë me misionet diplomatike të Republikës së Kosovës, do t’i organizojë takimet me bashkatdhetarët në Gjermani, Austri, Belgjikë, Itali, Mbretëri të Bashkuar dhe ShBA. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test