Vdiq veprimtari Azem Rama - Bota Sot
Vdiq veprimtari Azem Rama

Diaspora

E enjte, 15 nëntor 2018

Vdiq veprimtari Azem Rama

Nga: Ali Rexhepi Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 21:31
Azem Rama

Pas një sëmundje të shkurtër, sot në Hässleholm të Suedisë ndërroi jetë aktivisti i palodhur i çështjes kombëtare Azem Rama.

Lajmi mbi vdekjen e tij tronditi të gjithë ata që e njohën këtë njeri zemërgjërë, njeri bujar, njeri që nuk e njifte urrejtjen e mbi të gjitha atdhetar e patriot i devotshëm për Pavarsinë e Kosovë.

Ishta antarë i LDK-së që nga fillimi dhe dhe veprimtare i pa lodhshëm në fondin e 3%-it.

Azem Rama u lind në fshatin Vidishiq në vitin 1949. Ishte minatorë i minierës Trepca në Stanterg dhe aktivist i Grevës së minatoreve në vitin 1989. Në fillim të viteve të 90-ta i ndjeri migroi në Suedi ku vazhdoi aktivitetin e tijë për cështjen kombëtare. 

Me ardhjen e Azemit në Suedi filloi të begatohet edhe jeta patriotike e kulturore sidomos në qytetin e Hässleholmit por edhe në rrethinat tjera ku vepronte ai. Së shpejti kyçet edhe në strukturat e LDK-së për Suedi për të mos u ndaluar asnjëherë nga aktiviteti i Tij politik e patriotik, sidomos  në mbledhjen e 3%-shit për Kosovën, ndihmave tjera për arsimin e të varfërit e deri te mbledhja e fondeve të luftës që falë këtij patrioti ishin shuma të konsiderueshme.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në R. e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test