Prangoset shqiptari në Milano, denoncoi djali 13-vjeçar: Alo policia, babi po rreh mamin

Diaspora

Prangoset shqiptari në Milano, denoncoi djali 13-vjeçar: Alo policia, babi po rreh mamin

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Arrestohet nga Policia në Milano, një 44-vjeçar nga Shqipëri. Arrestimi i tij u bë pas një sulmi tjetër ndaj gruas së tij, duke e ofenduar dhe goditur fizikisht nën sytë e djalit 13-vjeçar.

Ka qenë një 55-vjeçare italiane, e cila ka lajmëruar policinë rreth orës 07:30 minuta të mëngjesit të së mërkurës duke deklaruar se ajo po rrihej nga bashkëshorti në banesën e tyre në "Piazza Insubria", në zonën e Calvairate

Policia ndërhyri menjëherë duke gjetur gruan me plagë të shumta dhe me çarje në buzë si dhe djalin e saj, por jo burrin.

Gruaja raportoi se dhuna përsëritet për vite me radhë.

"Grushte dhe kërcënime me vdekje nën efektin e kokainës", i tha ajo policisë.

Shqiptari ishte arrestuar në vitin 2008. Ajo e kishte paditur për dhunë në vitin 2014, në vitin 2015, në vitin 2016 dhe herën e fundit tetorin e kaluar.

Pavarësisht se nuk u gjet në mëngjes, ishte telefonata e djalit 13-vjeçar në mbrëmje rreth orës 21:30 minuta, duke kërkuar me dëshpërim ndihmë dhe duke shpjeguar se babai i tij ishte kthyer në shtëpi dhe kishte filluar të rrihte sërish nënën e 13-vjeçarit.

Gjithmonë përpara fëmijës dhe aspak i frikësuar nga prania e policisë, shqiptari ka vazhduar të fyej gruan derisa u arrestua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat