Arrestohet shqiptari dhe italiani, kapen me drogë

Diaspora

Arrestohet shqiptari dhe italiani, kapen me drogë

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 13:28
Ilustrim

Policia italiane ka vënë në pranga një shtetas shqiptar dhe një italian, gjatë një operacioni të zhvilluar ditën e sotme.

Operacioni i policisë vjen në kuadër të goditjeve të rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, ndërsa policia ka dyshuar tek dy shqiptarët dhe pas kontrolleve atyre iu është gjetur një sasi prej 500 gram marijuanë.

Sipas mediave italiane, të arrestuarit janë M. A., 21 vjeç dhe A. A., 24 vjeç banues në Ragusa. Gjithashtu policia vijon kontrollin në këtë zonë, ndërsa dyshimet janë të forta se dy të rinjtë kanë bashkëpunuar edhe me persona të tjerë në shpërndarjen e kokainës.

Të arrestuarit janë dërguar në paraburgim, ndërsa togat e zeza do të japin masën përkatëse pas shqyrtimit të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat