Hajduti shqiptar u vra me plumba për derra dhe u hodh në lumë, italiani çon çështjen në Apel

Diaspora

Hajduti shqiptar u vra me plumba për derra dhe u hodh në lumë, italiani çon çështjen në Apel

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 11:36
Dashamir Xhepa

Ai vrau një hajdut që hyri në shtëpinë e tij. Pas dënimit në shkallën e parë me 10 vjet burg dhe 50 mijë euro shpërblim për vejushën e Dashamir Xhepa, Giovanni Capozzo ka dërguar çështjen në Gjykatën e Apelit.

Xhepa mendohet se ishte pjesë e një prej grupeve të banditëve që për një kohë të gjatë terrorizuan gjithë Matesen në Itali.

Pas dënimit, i pandehuri ka dërguar çështjen në gjykatën e Apelit të Napolit.

Ngjarja

Capozzo pikasi një burrë duke hyrë në dhomën e vajzave të tij dhe e qëlloi duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Gjithçka ndodhi disa vite më parë kur Capuozzo zbuloi disa hajdutë pranë banesës, ndërsa viktima po hynte brenda.

Burri e qëlloi atë me plumba që shërbejnë për të vrarë derra të egër. Katër plumba goditën shqiptarin, ku secili prej tyre përmbante 9 predha të vogla, çka i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Më pas, 42 vjeçari ngarkoi trupin në një automjet jashtë rrugës dhe e hodhi atë në lumin Voltrurno.

Denoncimi

Më 6 korrik 2012, 39 vjeçari nuk u kthye në shtëpi.  Bashkëshortja e tij bëri denoncim në polici për rastin, pasi ishte lajmëruar nga bashkëpunëtorët e viktimës. Karabinierët detyruan 42 vjeçarin italian Capuozzo të rrëfente gjithçka. Punëtori tregoi vendin ku kishte hedhur trupin dhe siguroi bashkëpunim të plotë me gjyqësorin.

Ai u arrestua dhe mbeti në burg për disa muaj. Më pas u kthye në shtëpi dhe kërkoi leje për të punuar.

Shqiptari i vrarë në Gioia Sannitica ishte arrestuar më parë në vitin 2005 nga ana e policisë për shkak të një serie vjedhjes në Matese

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat